Futboll

Futboll
paulinho
  • Lexuar 531

Nuancat rozë të sportit

Ish mesfushori i Tottenhamit, Paulinho, tashmë në radhët e Guangzhou Evergrande, rrezikon karrierën e tij për shkak të një skandali seksual. Aktorja e njohur kineze e filmave për të rritur, Tsukasa Aoi, ka pozuar me brazilianin dhe foton e ka publikuar për llogarinë e një faqe erotike që në Kinë është e ndaluar rreptësisht. Mediat kanë sulmuar menjëherë lojtarin, ndërsa klubi është distancuar nga braziliani. Agjentët e tij kanë deklaruar se Paulinho nuk  e kishte idenë se po pozonte prkrah aktores së filmave rozë.

Tashmë që ka kaluar rreth nje vit, zbulohet një tjetër histori e shkurtër e Cristiano Ronaldos. Gjatë verës së shkuar, sulmuesi portugez ka pasur një histori pasioni me modelen italiane, Elisa de Panicis. Ajo është fotografuar në jahtin e portugezit pas suksesit të Kombëtares së tij në Euro 2016.

Angelika del Rio nxeh Barcelonën. Modelja sanjolle, një fanse e deklaruar e skuadrës katalanase, kërkojn sukses me çdo kusht ndaj Juventusit ër sfidën e kthimit në Champions League. Nëpërmjet didsa pozave provokuse, ajo nxeh mabjentin “blaugrana” dhe e karikon në prag të këtij dueli jetik për sezonin e skuadrës së Luis Enriques.

Shpernda artikullin

Skënderbeu tre transferta rresht, sezoni vendoset brenda 2 javëve

Artikulli Pas »

Polemika për gjykimin, fundjavë e tmerrshme për arbitrat