Futboll

Futboll
laura_lena_forgia_23
  • Lexuar 191

Nuancat roze te sportit

Lena Forgia është bërë e njohur në Itali falë botës së telvizionit ku ka drejtuar si prezantuese disa programe gjate viteve të fundit, gjithsesi ajo nuk mjaftohet me kaq sepse tashmë është edhe pjesë e botës së modës. Bukuroshja italiane është gjithashtu e apasionuar pas futbollit por në vendin e saj të lindjes nuk ka ende një skuadër të preferuar.

Adriana Lima rikthehet single. Modelja braziliane prej disa kohësh në një histori pasioni me lojtarin e New England Patriots, Julian Edelman, i ka dhënë fund historisë. Lajmi nuk ka gjetur ende konfirmimin e palëve por ata nuk janë shfaqur më bashkë në publik që prej disa javësh dhe ky fakt ka bërë që mediat të aludojnë për fundin e lidhjes.

Ish mesfushori i Manchester United, aktualisht lojtar i Evertonit, Morgan Schneiderlin mendon t’i bëjë gjërat serioze në jetën private. Rreth dy vjet më parë lojtari francez u njoh me të fejuarën e tij, Camille Sold në dyqanin zyrtar të “Djajve të kuq” ku aj punonte si shitëse dhe që prej asaj periudhe ata janë të pandarë. Tashmë Schneiderlin synon të bëjë hapin e madh drejt martesës dhe këtë e konfirmojnë mediat britanike.

Shpernda artikullin

Torasa: Dua titullin me Partizanin

Artikulli Pas »

Marchegiani e Marchetti: Bravo Strakosha!