Futboll

Futboll
tamara_gorro_y_ezequiel_garay_960x540
  • Lexuar 134

Nuancat roze te sportit

Ezequiel Garay në mbrojtje, ndërsa bashkëshortja e tij, Tamara Gorro në sulm. Lojtari argjentinas i Valencias po kalon momente pozitive me skuadrën spanjolle, ashtu si edhe modelja amerikano latine, e cila duket se ka gjetur qytetin ideal për të jetuar. Tamara prej kohësh ka krijuar faqen e saj në Youtube ku çdo javë shfaqet me leksione fitnessi për të gjitha femrat që dëshirojnë të kenë një trup perfekt.

Vivian Kindle hedh kandidaturën për MVP të sezonit në NBA. Modelja amerikane është një ndjekëse e rregullt e basketbllit amerikan dhe nga mediat cilësohet si muza e NBA. Këtë sezon ajo duket se ka arritur ta thyejë konkurrencën e rivaleve të saj duke u kandiduar si femra imazh e sportit më të ndjekur përtej Atlantikut.

Ndoshta ka harruar të fitojë në pista por nuhatjen për të fituar zemrën e një femre e ka ende. Ndlesa e radhës për Fernando Alonson është në pit stopin e modeles italiane, Linda MOrselli. Ish kampioni i botës në Formula 1 dhe bukuroshja mesdhetare kanë nisur një histori pasioni dhe këtë fakt nuk e fshehin aspak. Dasha Kapustina dhe Lara Alvarez tashmë janë një kapitull i mbyllur për pilotin spanjoll të skuadrës McLaren Honda.

 

Shpernda artikullin

Prenga mbron titullin kampion Europe, fiton edhe Feriti

Artikulli Pas »

Nba, Harden mposht Denver Nuggets