Futboll

Futboll
12801458_1674205489502233_7015197402396123270_n
  • Lexuar 530

Nuk ka fitues në “Selman Stermasi”, Tirana-Flamurtari 0-0

Ka nisur me protestën e tifozëve kryeqytetas jashtë “Selman Stermasit”, Tirana-Flamurtari. Me nismën “Afër Tironës, Larg mashtrimeve” tifozët bardheblu kanë bojkotuar pas disfatës në derbi ndeshjen me Flamurtarin, nën shkallët bosh të “Selman Stërmasi” i kujtojnë Refik Halilit deklaratën e fillim sezonit se nëse nuk bënte një Tiranë të denjë për titullin dorëzonte celsat. Brënda stadiumit, në nxemje dëmtohet Teqja duke i lënë vendin Gërcalitu i vetmi ndryshim në mbrojtje, Karabeci Malaj dhe Muzaka në mesfushë ndërsa në sulm spostohej Gilman Lika në qendër me Fukuin e Kërcikun nga krahët. Prezantohej me 4-4-2 Flamurtari i Ramadanit me Lushtakun dhe Alvesh përpara. E nis menjëherë rrezikshëm Flamurtari me Smajlin që duhet ti paraprijë Lushtakut por rasti i parë vërtet i mirë i përket Tiranës në minutën e 10 Fukui depërton në zonë dhe në diagonale mposht Ilion Likën por jo shtyllën që shpëton portën vlonjate. Padyshim që vijon të ndihet brenda stadiumit kori bardheblu me Halilin në tribunë përkrah Dukës e De Biasirt.

Dy tentativa të njëpasnjëshme të Flamurtarit, fillimisht Danilo pak metra para zonës gjuan jashtë, ndërsa pas pak minutash Lushtaku nga pak më djathtas stampon topin në traversën e Bakajt duke barazuar llogaritë e shtyllave. Vendimtare ndërhyrja e ishit Pashaj në minutën e 23 në tentativën me kokë të Fukuit, ndërsa jashtë stadiumit të irrituar me kryetarin e Bashkisë Veliaj, tifozët bardheblu i kujtojnë se është bashkëpronar jo kundërshtar i Tiranës. Gjithsesi në fushë Tirana nuk arrin ti pajtojë, në të 41 duhet ndërhyrja e Edvan Bakajt për të evituar në këndore goditjen e Bruno Telushit dhe i njëjti duel përsëritet edhe me porta të ndryshuara në të 53, kur gardiani bardheblu i përgjigjet si duhet një predhe nga distanca mesfushorit të Flamurtarit.

Dy minuta më vonë provon nga larg dhe Hoxha por pa shënjestrën e duhur ndërsa përfundon në të 59-ën ndeshja e Kërcikut që i lë vendin të riut Majkëll Peci, por shansin e mirë për të zhbllokuar e ka në të 64 në këmbë Gilman Lika i cili nuk gjuan dot fort dhe shikon ti mohojë golin Ilioni me të njëjtin mbiemër. Episod spektakolar në të 72 me Muzakën që arrin të mbajë në lojë një top thuajse të humbur dhe përgjigjet me një shfaqje klasi të pastër në akrobacinë e tij Majkëll Peci që shikon topin të përfundojë sipër portës. Vërtët fantastike goditja e talentit bardheblu. Në të 79 tenton sërish nga brenda zonës me një tjetër goditje por është prezent Lika. Gol bardhëblu i anulluar vetëm një minutë më pas me imazhet e ngadalasuara që lënë episodin në gjykimin e gjithsecilit.  I pafat në krosimin e tij në të 87 edhe Gilman Lika me Tiranën që do të fitojë por nuk mundet dhe ndahet në një barazim të zbrazët, ashtu si ndjesia në zemrat e tifozëve që mbeten të zhgënjyer. 0-0 dhe tani Tirana në klasifikim eshte parakaluar edhe nga Kukësi me luftën për Europën që komplikohet, ndërsa të Flamurtari është padyshim një pikë që vlen për pozitat dhe moralin.

Shpernda artikullin

Vendos Emini, Kukësi mposht Lacin

Artikulli Pas »

Agostinelli, i kënaqur. Zildzovic: Partizani fitoi me fat