Futboll

Futboll
laura.01_23_57_12.Still002
  • Lexuar 186

Optimizëm te vajzat kuqezi: Luajmë për rezultat

Edhe pse Kombëtarja e femrave në Shqipëri është formuar prej vetëm gjashtë vjetësh, ambiciet janë të mëdha. Vajzat kuqezi nuk kënaqen thjesht me pjesëmarrjen e parë në histori në fazën eliminatore. Bajraktari dhe Gjini besojnë te skuadra, pavarësisht se ndeshja e parë në grup i vendos përballë një skuadre të fort si Zvicra, këtë të premte në “Elbasan Arena”.

Arbiona Bajraktari: E kemi grupin të vështirë dhe jemi fokusuar te këto ndeshje. Jemi përgatitur maksimalisht dhe mendoj se do tia dalim mbarë. I kam parë disa ndeshje të Zvicrës dhe janë shumë të mira. Çdo ekip është më i mirë se ne në letër, por në fushë ne do të japim maksimumin. Do të mundohemi të marrim rezultat ndaj Zvicrës, edhe sepse luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e tifozëve.

Luçie Gjini: “Të gjitha vajzat e dinë që duhet të përgatiten sa më shumë, për tu përballur me skuadra të forta. Nuk e njohim Zvicrën në fushë, sepse nuk kemi luajtur, por e dimë që janë një ekip shumë i fort. Ne do të përballemi si të barabartë me ato dhe besoj se do ti frenojmë.

Edhe pse mbrojtëse me profesion, dy vajzat kuqezi luajnë në sulm. Madje nuk nguruan të premtojnë rezultate fillimisht në shtëpi me Zvicrën dhe më pas në trasfertën në Bjellorusi.

Arbiona Bajraktari: “Mendoj se me të gjitha vajzat do të mundohemi të kualifikohemi. Me Zvicrën duhet fitorja, ndërsa në Bjellorusi shkojmë për të barazuar.”

Luçie Gjini: “Mendoj se mund tia dalim në këto ndeshje dhe se do të kemi rezultate të mira.Mendoj se edhe dy barazime do të ishin mirë në këto sfida, duke vlerësuar forcën e lojtarëve, por ne do të provojmë edhe të fitojmë. Ndoshta mund ti bëjmë ballë Zvicrës, nëse luajmë të bashkuara edhe ne mund të fitojmë.”

Shpernda artikullin

Sh. Shenhua, trajneri Wu Jingui: Tevez e Guarin, mbipeshë

Artikulli Pas »

Real Madrid, Marcelo rinovon deri në 2022