Futboll

Futboll
wenger-ozil-1425672270
  • Lexuar 266

Ozil: Qëndroj te Arsenali vetëm për Wenger

Mesut Ozil në dilemë mbi të ardhmen e tij. Mesfushori të Arsenalit i kanë mbetur edhe 18 muaj nga skadimi i kontratës së tij me Topcinjtë e Londrës dhe bisedimet për rinovimin e saj kanë nisur prej muajsh, por palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Zëra merkatojë thonë se turko-gjermani mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij, Reali i Madridit, klub nga i cili u largua në vitin 2013. Pavarësisht situatës disi të paqartë, vetë mesfushori është shprehur se dëshira e tij është të qëndrojë tek Arsenali.

“Ndihem shumë mirë tek skuadra ku po luaj. Këtë gjë ia kam shprehur edhe drejtuesve të klubit dhe gjithashtu i kam shprehur dëshirën time për të rinovuar kontratën.”

Sidoqoftë deklarata e Ozil shkon edhe më tej. E ardhmja e tij tek Arsenali varet edhe nga ajo e trajnerit Arsen Wenger. 28-vjecari ka shtuar se ai është i gatshëm të vazhdojë aventurën e tij në Londër, por më parë kërkon të dijë se nëse në krye të stolit të topcinjve do të jetë tekniku francez, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nëse Ëenger nuk do të jetë timonieri i Arsenalit.

“Drejtuesit e klubit e dinë shumë mirë që unë jam këtu falë trajnerit. Wenger është personi që më bindi të transferohesha këtu duke më dhënë mbështetjen e tij maksimale. Thënë ndryshe klubi e di mirë që unë kërkoj të di se si do të jetë e ardhmja e tij. Nëse ai do të vazhdojë të jetë trajneri  jonë ky është një lajm i mirë për mua, në të kundërt do të shohë se cdo të ndodhë me mua”.

Në rastë rinovimi përflitet që shumë që do të përfitojë Mesut Ozil të kapë shifrat e 11 milionë Eurove në sezon.

Shpernda artikullin

Krizë Barça-Rakitiç, kroati drejt Guardiolës

Artikulli Pas »

Miqësoret, radha e Partizanit, dhe Tiranës