Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Partizani, dy miqësore në turin italian

Lajmi ishte bërë i ditur nga mediat italiane, me Partizanin që konfirmon vetëm pak orë më vonë duke zyrtarizuar një tjetër miqësore përtej Adriatikut ku të kuqtë janë duke zhvilluar aktualisht fazën përgatitore. Vastese – Partizani në 17 gusht do të jetë në fakt edhe ndeshja e debutimit të trajnerit të ri Mark Iuliano që përballë formacionit që militon në kategorinë e katërt të futbollit italian do të ketë mundësinë për të testuar për herë të parë futbollistët që ka në dispozicion. Në këtë mënyrë bëhen dy miqësoret e zyrtarizuara deri më tani nga 15 herë kampionët në Itali, pasi në 19 gusht Partizani do të luajë një miqësore me impanjative kundër Ternanës së Serisë B në një impiant prej 22 mijë vendesh. Partizani ka qenë një ndër skuadrat më aktive në këtë merkato verore me të kuqtë që po nisin një cikël të ri, me projektin e ideuar nga Luciano Moggi për tu rikthyer te titulli kampion. Përvec trajnerit Iuliano dhe drejtorit sportiv Preiti partizani ka angazhuar sulmuesin që ka qenë në xhiron e kombëtares Edgar Cani, bashkë me lojtarë të tjerë si Kotobelli, Progni, Xhuxhua, La Kamera, Selvaxhio, Shahinas, Kristian Adorjan, Haxho e Merko ndërkohë që në Itali me skuadrën është bashkuar edhe përforcimi më i fundit, mesfushori nga Panamaja Erik Orlando Herrera.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...