Futboll

Futboll
img_4828
  • Lexuar 234

Partizani, pothuajse i plotë ndaj Vllaznisë

Një ndeshje për tu fituar me cdo kusht për Partizanin. Sfida me Vllazninë përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm në rrugën e të kuqve. Barazimet me Skënderbeun dhe mbi të gjitha Luftëtarin në kampionat, e pastaj edhe Eleminimi nga Besëlidhja e Kategorisë së Përë  në Kupë ka qenë goditja e fundit për skuadrën e Starovës ndaj dhe në Loro Borici, bën punë vetëm fitorja. Cdo rezultat tjetër mund të rezultonte me konseguenca për ekipin ku lojtarët e kanë marrë mesazhin të qartë nga presidenca, ndërkohë që dhe tifozeria që kërkon rikthimin te lavdia e dikurshme nuk e ka kursyer kritikën e fortë. Heshtja e shtypit e vendosur nga klubi, grumbullimi i skuadrës disa ditë përpara ndeshjes, janë të gjithë elementë për të garantuar përqëndrimin dhe motivimin maksimal në skuadër, ku Starova ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së javës së 11-të. Lajmi i mirë për trajnerin është se Torasa, një element shumë i rëndësishëm për fazën sulmuese është bashkuar në stërvitje me grupin dhe është në dispozicion, ndërkohë që rikthehen të gatshëm pasi shlyen pezullimin në takimin ndaj Luftëtarit dhe Batha e Kalari. Jashtë mbeten vetëm Fejzullahu i cili u dëmtua në ndeshjen me Skënderbeun si dhe Mentor Mazrekaj. Në Loro Borici të kuqtë do të gjejnë padyshim një Vllazni të etur për pikë, skuadra shkodrane në takimet e fundit në kampionat, ka ndalur Tiranën duke i dhënë një shtysë dhe largimit të Ilir Dajës nga stoli bardheblu, ndërkohë që pas disfatës me Kukësin, ndeshja e kthimit në Kupë me Kamzën ku u shënuan 6 gola ka shërbyer për të kthyer atmosferën e duhur në kampin e Armando Cungut, ndërkohë që edhe përballja e fazës së parë përfundoi në barazim, rezultat që këtë herë Partizani e ka të ndaluar.

Shpernda artikullin

Skënderbeu ka nevojë për Salihin e vërtetë

Artikulli Pas »

Josa: Duam pikë, më pas vjen loja e bukur