Futboll

Futboll
18056347_650040945190305_5429840353689857556_o
  • Lexuar 387

Përgjigje Kukësit, Partizani 5 gola Teutës

Në javën e goleadave nuk mund të mungonte edhe Partizani.  Të kuqtë fituan 5-1 përballë Teutës, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë Kukësit dhe Skënderbeut.

Seria e golave në “Selman Stërmasi” u hap pas vetëm 19 minutave lojë, me Agustin Torassën që zhbllokoi rezultatin pas harkimit të Trashit nga e majta.

 

Ndërsa Teuta rrezikoi me Artur Maganin, në anën tjetër Ekuban u frenua nga portieri i durrsakëve, Moccka.

Torassa shfrytëzoi vertikalizimin e Trashit dhe i vetëm përpara Mocckës mesfushori argjentinas e kaloi topin mbi portierin dhe dyfishon rezultatin.

 

Në disavantazh, Teuta provoi të reagonte fillimisht me Maganin dhe më pas me dy tentativa nga distanca të Papës , ndërsa në mes portieri Moccka ndaloi goditjen e Trashit.

 

Pjesa e dytë e lojës nisi me tentativën nga distanca të Mazrekajt  megjithatë Teuta shkurtoi diferencën me Arbër Ccyrbjan në të 51-tën, me një goditje përballë së cilës portieri Alban Hoxha nuk mund të bënte asgjë.

 

Ccyrbja rrezikoi sërish portën e të kuqve,  ndërsa Borshi i mohoi golin Bardhit, me topin që u përplas në shtyllë.  Teuta provoi edhe me Prognin, tentativa e të cilit nga distanca u largua nga Hoxha ndërsa në kampin tjetër saktësia mungoi në tentativat e Sukajt dhe Ekuban.

 

Pas këtyre episodeve, për të sjellë qetësinë te Partizani mendoi i zakonshmi Kaleb Ekuban, me dy gola në harkun e 2 minutave. Sulmuesi italo-ganez trefishoi shifrat në të 71-ën, ndërsa pak ccaste më pas shfrytëzoi topin e kthyer nga Batha dhe i vetëm përpara portës nuk gaboi.

 

11-metërshi i shkaktuar nga Borshi në minutën e tretë të kohës shtesë dhe i shëndërruar në gol nga Xhevahir Sukaj vulosi fitoren 5-1 të Partizanit, që është njëkohësisht edhe suksesi më i thellë i skuadrës së Starovës në këtë kampionat. Të kuqtë rikthehen në krye të renditjes me pikë të barabarta me Kukësin dhe tashmë presin me optimizëm derbin, një stacion tejet i rëndësishëm drejt titullit.

Shpernda artikullin

Flamurtari fiton finalen e parë ndaj Tiranës

Artikulli Pas »

MMA, Florian Marku triumfon ndaj Suskasevic