Futboll

Futboll
Soccer Football - Champions League - Manchester United vs FC Basel - Old Trafford, Manchester, Britain - September 12, 2017   Manchester United's Marcus Rashford celebrates scoring their third goal    Action Images via Reuters/Jason Cairnduff
  • Lexuar 139

Përralla e Rashford: debuton gjithmonë me gol

Mund të jetë vetëm një koeçidencë fatlume, por rezultati është gjithmonë i njëjti: në çdo aktivitet ku debuton, Marcus Rashford arrin të shënojë. Rituali përsëritet kudo: në kampionat, Europa League, në Kombëtare dhe së fundmi në Champions. Në ndeshjen e parë që sulmuesi luajti në këtë kompeticion, ai realizoi në fitoren 3-0 të Manchester United përballë Baselit. Talenti anglez u aktivizua në fundin e ndeshjes dhe i mjaftuan shtatë minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Rashford është ndryshe nga pjesa më e madhe e talentëve të rinj. Presioni i sfidave të mëdha nuk e prek, përkundrazi duket sikur e ndihmon të japë më të mirën. Në Shkurt të vitit 2016 Manchester United duhej të mposhtte Midtjyllandin për të vazhduar rrugën në Europa League dhe Van Gaal e aktivizoi si titullar 18-vjeçarin që nuk kishte luajtur asnjë minutë si profesionist.

Debutim i shkëlqyer, me Rashford që realizoi dy gola në fitoren 5-1 dhe u bë lojtari me moshën më të vogël që shënonte për “Djajtë e Kuq” në kupat e Europës, duke thyer rekordin e George Best. Skenari u përsërit edhe tre ditë më pas. Në debutimin në Premier League, sulmuesi realizoi dy gola në fitoren 3-2 përballë Arsenalit. Nga anonim, i destinuar për tu shndërruar në një lojtar të madh.

Nëse në FA Cup sulmuesi shënoi vetëm në ndeshjen e dytë, ai u kthye në origjinë në Kupën e Ligës u rikthye në origjinë duke realizuar në debutimin në këtë turne ndaj Northampton Toën. E njëjta gjë i kishte ndodhur pak muaj më parë në Youth League: gol në debutim dhe fitore 3-0 përballë PSV Eindhoven.

Marcus Rashford nuk zhgënjeu as me Kombëtaren angleze. Më 27 Maj 2016 shënoi në debutimin me “Tre Luanët” në miqësoren përballë Australisë. Katër muaj më pas, kur luajti ndeshjen e parë me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve realizoi 3 gola në fitoren 6-1 me Norvegjinë. Arritje të mëdha, por që për talentin e “Djajve të Kuq” janë kthyer në diçka normale. Ashtu si ndodhi edhe në ndeshjen e parë të Champions. Në debutim, Rashford ka lënë gjithmonë gjurmë.

 

MARCUS RASHFORD

 

Golat në debutim

 

Europa League

25 Shkurt 2016            Manchester United-Midtjylland              x2

Premier League

28 Shkurt 2016            Manchester United-Arsenal                     x2

Kombëtarja angleze

27 Maj 2016                 Angli-Australi                                            1

Kombëtarja U21

6 Shtator 2016             Angli U21-Norvegji                                   x3

Kupa e Ligës

21 Shtator 2016           Northampton-Manchester United 1

Champions

12 Shtator 2017           Manchester United-Basel                         1

Shpernda artikullin

Jarmolenko u largua, Dinamo e Kievit vlen 61 milionë euro

Artikulli Pas »

Sh. Shenhua, trajneri Wu Jingui: Tevez e Guarin, mbipeshë