Futboll

Futboll
dinamo-pogradeci-470x261
  • Lexuar 153

Pogradeci mposht Dinamon për 63 sekonda

Vetëm 63 sekonda lojë. Kaq i mjaftuan Pogradecit për të mposhtur Dinamon, në ndeshjen që hapi javën e 16-të të Grupit B në Kategorinë e Parë.

 

Liqenorët fituan 1-0 në trasfertën e luajtur në rrethinat e kryeqytetit, me golin vendimtar të realiuzuar nga Shullaku prej startit të ndeshjes. Rezultati nuk ndryshoi, me Dinamon të paaftë për të reaguar edhe sepse blutë ishin në inferioritet numerik në pjesën më të madhe të lojës, pas kartonit të kuq të Brahjas në minutën e 21-të.

Në anën tjetër, Pogradeci kontrolloi takimin. Liqenorët menduan më së shumti që të menaxhonin avantazhin, duke mos arritur të shënonin të tjerë gola dhe u kënaqën me fitoren minimale.

Me tre pikët e siguruara, skuadra e trajnerit Fetollari ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes së Grupit B, në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Dinamo vijon të pozicionohet në vendin e shtatë, me 17 pikë dhe e rrezikuar nga gara për mbijetesë ne Sopotin, Elbasanin dhe Turbinën.

Shpernda artikullin

Sporti në zi, shuhet kampioni Todi Janku

Artikulli Pas »

Korabi-Vllaznia luhet në “Niko Dovana”