Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Portugali-Spanjë, përplasje “titanësh” për kreun e Grupit B

Një përplasje e vërtetë titanësh. Kështu mund të konsiderohet sfida e Grupit B, Portugali – Spanjë, që do të zhvillohet në orën 20:00, në “Fisht Olympic Stadium” të Sochit, rezultati i së cilës pritet të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të renditet e para e grupit. Edhe pse përfaqësojnë dy vende fqinje në Gadishullin Iberik dhe janë emra shumë të rëndësishëm të futbollit europian, për Portugalinë dhe Spanjën është herë e dytë në histori që përballen në Kupën e Botës. Në fazën e 1/16 të Afrikë 2010, “La Roja” i eliminoi luzitanët me një fitore të ngushtë 1-0.

Portugalia dhe Spanja janë ndeshur në 35 raste në histori. Spanjollët kanë fituar 16 takime, portugezët 6 dhe në 13 raste janë ndarë në barazim. “La Roja”, që ështënjë miksim i lojtarëve me eksperiencë me të rinjtë e talentuar, vjen në një moment të vështirë pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui vetëm para dy ditësh, me Fernando Hierron që më shumë se me taktikën duhet të punojë për të ruajtur atmosferën pozitive brenda grupit, që ky ndryshim i papritur të mos ketë ndikim në performancën e ekipit.

Nga ana tjetër Portugalia vjen si kampionia e Europës në fuqi, me “yllin” e saj Cristiano Ronaldo që ka shansin e fundit për të bërë diçka të madhe në Botëror.

Formacionet e mundshme:

Portugalia: Rui Patricio; Raphael Guerreiro, Jose Fonte, Pepe, Cedric; Joao Mario, Joao Moutinho, William, Bernardo Silva; Cristiano Ronaldo, Goncalo Guedes

Spanja: David De Gea; Jordi Alba, Sergio Ramos, Gerard Pique, Nacho; Sergio Busquets, Thiago Alcantara; Andres Iniesta, Isco, David Silva; Diego Costa

Po në Grupin B, në Shën Pjetërburg, në orën 17:00, do të luhet sfida mes Iranit dhe Marokut, dy skuadra që synojnë të surprizojnë të mëdhatë europiane. Përfaqëuseja aziatike nuk do të ketë në dispozicion të pezulluarin Saeid Ezatolahi, ndërsa Mehdi Taremi dhe Askhan Dejagah janë të dëmtuar. Ndërsa në anën tjetër shresojnë që Nabil Dirar të jetë në gjendje për të zbritur në fushë.

 

Formacionet e mundshme:

Iran: Ali Beiranvand; Milad Mohammadi, Morteza Pouraliganji, Roozbeh Cheshmi, Pejman Montazeri; Masoud Shojaei, Ehsan Haji Safi, Omid Ebrahimi; Vahid Amiri, Sardar Azmoun, Alireza Jahanbakhsh

Marok: Monir El Kajoui; Hamza Mendyl, Romain Saiss, Mehdi Benatia, Achraf Hakimi; Hakim Ziyech, Mbark Boussoufa, Younes Belhanda, Karim El Ahmadi, Noureddine Amrabat; Khalid Boutaib

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...