Futboll

Futboll
prishtina
  • Lexuar 363

Prishtina e pafat, shortohet me Norrkoping

Goglat në shortin e Nyonit nuk i kanë sjellur shumë fat FC Prishtinës në raundin e parë parakualifikues të Europa League. Bardhekaltërit në paraqitjen e parë historike në garat evropiane do të kenë punë me skuadrën suedeze IFK Norrkoping. Po cilët janë kundërshtarët e FC Prishtinës? Norrkoping është një skuadër shumë e fortë, e cila është 13 herë kampione e Suedisë si dhe 6 Kupa shtetërore.

Norrkoping vjet arriti të dalë e treta në elitën e futbollit suedez Allsvenskan duke siguruar garat kualifikuese për Europa League. Përveç se është shumë e suksesshme në Suedi, Norrkoping ka përvojë të madhe edhe në garat evropiane. Ajo gjatë historisë së saj është ndeshur me gjigantët e futbollit evropian Milan, Roma, Southampton, Schalke apo Benfika.

Norrkoping vjet ka shkuar deri në raundin e dytë të UEFA Champions League. Suedezët ishin eliminuar pas dy ndeshjeve me norvegjezët e Rosenborg me rezultatin e përgjithshëm 4:5. Dikur pjesë e Norrkopingut ka qenë edhe mesfushori i lindur në Prishtina, Astrit Ajdareviç. Ai ka luajtur me skuadrën suedeze në edicionin 2011/12 dhe 40 paraqitje kishte shënuar 6 gola. Ndeshja e parë do të luhet më 29 qershor në Suedi, derisa ajo e kthimit luhet më 6 korrik në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

FC Prishtina nëse eventualisht e kalon raundin e parë, në raundin e dytë do të përballej me fituesin nga ndeshja Seint Xhonstoun nga Skocia apo Trakai nga Lituania.

Shpernda artikullin

Flamurtari siguron Emiljano Musta

Artikulli Pas »

Tomorri: Botev rival i fortë, por kalojmë ne