Futboll

Futboll
psg
  • Lexuar 199

PSG dhe Lyon “ok”, e mbyllin 2016-tën me fitore

PSG dhe Lyon e mbyllën me fitore vitin 2016 duke fituar sfidat e tyre në shtëpi respektivisht ndaj Lorient dhe Angers. Në “Parc Des Prince” PSG “mllefin” e 3 javëve pa fitore ja nxori skuadrës të fundit në klasifikim Lorient, që pavarësisht se u përpoq shumë, gjithsesi në fund u mund 5-0 duke e bërë më shumë një stërvitore këtë përballje për vendasit. Parisi vuajti pak deri në gjetjen e golit kur në të 24-trën ishte Meunier që realizoi me një goditje mjaft të bukur. Para fundit të pjesës së parë, Traore në përpjekje për të ndalur Cavanin dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij.

Në pjesën e dytë ishte radha e kapitenit Thiago Silva për të shënuar nga goditja e këndit, ndërsa Cavani u tregua i saktë nga pika e bardhë. Golin e fundit, por më të bukurin e shënoi Lucas që vulosi dhe rezultatin përfundimtar në 5-0.

3 pikë mori dhe Lyon që zgjidhi gjithcka në dy kufinjtë e ndeshjes. Në të 9-tën ishte Lacazzette që realizoi golin e epërsisë, ndërsa në të 84-trën takimin e mbylli Fekir me golin e 2-0.

Shpernda artikullin

Icardi e Banega, Interi shkëlqen ndaj Lazios

Artikulli Pas »

Tjetër çmim për Gashin në MLS