Futboll

Futboll
psg_nice
  • Lexuar 272

PSG-Nice, gola dhe spektakël pa fitues në kryeqytet

Gola, spektakël, ritëm i lartë por asnjë fitues në “Parc De Princes” për supersfidën e javës së 17 mes Paris Saint Germain dhe Nice. Kryesuesit e sezonit aktual dhe kampionët në fuqi u ndalën në një barazim me 4 gola duke bërë paqe pas një 90 minutëshi të luftuar deri në sekondën e fundit. Parizienët e Unai Emery u gjendën papritur në breshërinë e golave të miqve pasi e panë veten në disavantazh që në minutën e 32 pas një eurogoli të shënuar nga Cyprien.

Në minutën e dytë shtesë Nice dyfishoi me të përhershmin Plea. Një gol që u mendua se mbylli llogaritë për Nice që synoi goditjen e madhe në kryeqytet por menjëherë pas rikthimit në fushë Cavani zgjoi miqtë nga ëndrra. Ishte sërish bomberi uruguaian që në minutën e 60 gjeti rrugën e rrjetës për të rikthyer barazpeshën.

30 minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë në rezultat dhe të dyja skuadrat largohen me nga një pikë nga supersfida e javës së 17. Nice mbetet në krye të klasifikimit me 40 pikë, 1 më shumë se Monaco dhe 4 pikë diferencë nga Parisi i vendit të tretë.

Shpernda artikullin

Benfica “ndriçon” derbin e Lisbonës

Artikulli Pas »

Brozovic rikthen Interin te fitorja