Futboll

Futboll
Eden Hazard
  • Lexuar 847

PSG ofron 104 mln Euro për Eden Hazard

Paris Saint Germain synon goditjen e madhe të merkatos. Nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, por për një tjetër talent të futbollit europian që nuk po kalon ditët më të mira të karrierës. Parizienët premtojnë të derdhin 104 milionë Euro për të rikthyer në Francë ish sulmuesin e Lille dhe lojtarin aktual të Chelseat, Eden Hazard. Sipas të përditshmes “Foot” që thekson se Real Madrid po punon gjithashtu për të afruar belgun. Nëse operacioni finalizohet me sukses nga ana e Florentino Perez, atëherë rruga e largimit për Cristiano Ronaldon do të jetë e hapur. Në fakt është Reali i Madridit që i trembet një largimi të mundshëm të luzitanit me destinacion Parisin dhe në këtë mënyrë, klubi po mendon për pasuesin e tij.

Fjalën e fundit në këtë mes do ta thotë Chelsea që sigurisht do të zgjidhte ofertën e sheikut Al Khelaifi, i cili gjithashtu po bën një lojë të dyfishtë pasi numri 7 i Realit mbetet një ëndërr e vjetër për të. Gjithsesi, 104 milionët e ofruara nga ai për sulmuesin belg mund të pranohen që në merkaton e Janarit nga klubi londinez që kërkon të grumbullojë sa më shumë të ardhura pasi në këtë mënyrë, Chelsea mund të shënjestrojë objektivin e radhës që mbetet Paul Pogba. Valsi i merkatos mund të bëhet më i paparashikueshëm me hyrjen në lojë të të mëdhenjve të kontinentit, të cilët mund ta bëjnë merkaton e dimrit edhe më të nxehtë sesa ajo e verës.

Shpernda artikullin

Flamurtari, të Mërkurën në stërvitje nëse marin rrogat

Artikulli Pas »

Gianni Infantino, tjetër kandidat për president të FIFA-s