Futboll

Futboll
alexis-sanchez
  • Lexuar 116

PSG ofron 70 milionë për Sanchez

Ofertë bombastike, jo nga Kina por nga Parisi për sulmuesin kilian te Arsenalit, Alexis Sanchez. Bomberi nga Amerika e Jugut edhe pse po shkëlqen në radhët e “Topçinjve”, mendon seriozisht largimin nga suadra e Arsene Wenger. Klubi ka gati kontratën e re për rinovimin, por mesa duket sulmuesi dëshiron të ndryshojë ambjent duke refuzuar të ulet në tavolinën e bisedimeve. Paris Saint Germain kërkon të përfitojë nga situata duke përgatitur 70 milionë Euro për ta transferuar 28-vjeçarin në “Parc des Princes”. Joshja që sheiku Al Khelaifi po i bën sulmuesit e komplikon situatën për Arsenalin që në këtë mënyrë do të humbiste një prej lojtarëve me më shumë peshë të organikës aktuale.

Drejtori teknik i PSG, Patrick Kluivert nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta afruar Sanchez te kampionët e Francës. Në krahun tjetër, “Topçinjtë” i ofrojnë lojtarit 12 milionë Euro në sezon, por fakti që Arsenali nuk arrin të luftojë për titullin e bën disi dyshues lojtarin. Në këtë mënyrë, gjatë merkatos së verës, PSG mund të prezantohet me 70 milionë Euro në derën e Arsenalit dhe marrëveshja mund të finalizohet me dakordësinë e të dyja palëve. Në rast të largimit të Sanchez, Wenger do të humbiste një lojtar me peshë në majën e sulmit, çka do ta detyronte klubin londinez të hidhte sytë nga merkato për të bërë një goditje të madhe. Gjithsesi, situata pritet të mbetet e ngrirë deri në merkaton e verës pasi në Janar do të jetë shumë e vështirë që Paris Saint Germain ta largojë Alexis Sanchez nga “Fly Emirates”.

Shpernda artikullin

Gascoigne shtrohet në klinikë

Artikulli Pas »

Torino e “çon” Ajetin drejt Pescaras