Futboll

Futboll
draxler_psg
  • Lexuar 324

PSG zyrtarizon Draxler, kërkon Sanchez

Transferimi i Draxler tashmë është zyrtar, me PSG që publikoi edhe foton e ish futbollistit të Wolfsburgut me fanellën e skuadrës së tij të re, por parizienët nuk kënaqen me kaq. Edonson Cavani pritet të rinovojë shpejt kontratën deri në vitin 2020 me klubin e sheikut Al Khelaifi që është gati të tentojë përforcimin me një tjetër sulmues, për të përgatitur në mënyrën më të mirë sfidën e dyfishtë në Champions me Barcelonën. Gjithcka për t’i dhënë drejtimin e duhur një faze të vuajtur transicioni që i është besuar trajnerit spanjoll Unay Emeri, i cili është konfirmuar deri në fund të sezonit.

Objektivi parësor për PSG është Alexis Sanchez i Arsenalit. Kiliani të cilit i skadon kontrata në 2018 i pëlqen shumë trajnerit Emery për aftësitë por dhe eksperiencën e një karriere gjatë së cilës ka privuar të luajë si në Itali, ashtu dhe në Spanjë te Barcelona. Në Paris, Sanchez mund të plotësojë një repart ku Cavani është tashmë i paprekshëm dhe është gati të rinovojë kontratën që do t’i garantojë një rritje të pagës duke arritur atë të Thiago Silvës që fiton 1.1 milionë Euro në muaj. Uruguaiani deri tani ka shënuar 24 gola në 23 ndeshje, duke bërë të harrohet Zlatan Ibrahimovic në aspektin e llogarisë së golave, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket staturës prej lideri në dhomat e zhveshjes. Cavani tani do të ketë shok reparti Draxler, i blerë për 38 milionë Euro, duke përfshirë këtu dhe bonuset.

Shpernda artikullin

Gjoka: Kukësi, për kampion edhe pa merkato

Artikulli Pas »

Lorenzo: Te Ducati për të shkruar historinë