Futboll

Futboll
13307472_1053001861404201_8610186646392699560_n
  • Lexuar 720

Reagon Skënderbeu: Trukimet, asnjë ndeshje specifike

Edhe pse pritet që UEFA të zbardhë vendimi zyrtar për pezullimin 1-vjeçar të Skënderbeut nga aktivitetet ndërkombëtare, kampionët e Shqipërisë e cilësuan vendimin qesharak, ndërsa zbuluan edhe detaje nga akuzat e UEFA-s, në hetimin për trukime, ku nuk flitet për ndeshje specifike.

“Skënderbeu nuk është dënuar absolutisht për ndeshje specifike, ndryshe nga çfarë shkruhet. Vendimi vjen si pasojë e një hetimi për 6 vitet e fundit. Raporti dhe vendimi nuk kanë asnjë fakt se klubi ynë ka trukuar, por kemi të bëjmë me aludime, burimet e të cilave janë mediat shqiptare dhe rrjetet sociale. Qesharake apo jo, kjo është e verteta”.

Në qëndrimin zyrtar për dënimin nga Konfederata Europiane e Futbollit, klubi korçar shprehu besim se do të gjejë drejtësi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Klubi ynë, nisur nga ky raport i mbushur me aludime dhe aspak i faktuar, shprehet i bindur se fitorja e madhe do vijë në CAS atje ku Kombëtarja Shqiptare fitoi të drejtën e saj muaj më parë. Ky është një hetim 6-vjeçar që u justifikua nga organet e UEFA-s me një dënim aspak të faktuar. Një hetim 6-vjeçar, që nuk ka asnjë provë që implikon klubin tonë.  Shkojmë të qetë në organin më të lartë të drejtësisë sportive”.

Por, për ta kaluar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, më parë Skënderbeu pret zbardhjen e plotë të dënimit nga Disiplinori i UEFA-s, ndërsa si hap i radhës, beteja juridike do të vazhdojë në Komisionin e Apelit, përpara ankimimit të çështjes në shkallën finale, që është CAS-i i Lozanës.

Shpernda artikullin

Roger Federer lë pas dëmtimin

Artikulli Pas »

Kërkesat e vecantë për EURO 2016