Futboll

Futboll
manaj-pescara-638x425
  • Lexuar 324

Rey Manaj drejt Bundesligës?

Një tjetër pistë në horizont për Rey Manajn, pak ditë më parë mediat italiane identifikuan Las Palmas në La Liga si destinacionin më të mundshëm për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa tani Gianluca di Marzio, gazetari i njohur italian i mirëinformuar në lidhje me cështjet e merkatos, shkruan se e ardhmja e 19 vjecarit mund të jete edhe në Bundesliga. Në faqen e tij në ëeb Di Maricio bën të ditur se për Manajn po interesohet Ingolstad, skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të Bundesligës dhe synon të sigurojë mbijetesën. Sulmuesi kartoni i të cilit është në pronësi të Interit, gjatë fazës së parë shënoi dy gola në Serinë A pasi u aktivizua në 12 ndeshje, vetëm në katër prej tyre si titullar,  nën urdhërat e Massimo Odos,  dhe tanimë është në kërkim të një destinacioni të ri ku mund të aktivizohet më në vazhdimësi për të shfaqur vlerat e tij. Ingolstad së shpejti mund të bëjë një ofertë zyrtare për Manajn, i cili bashkë me agjentin e tij, ish portierin e mirënjohur Jimmy Fontana, ju duhet të vlerësojnë me kujdes alternativat për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë merkato janari për sulmuesin.

Shpernda artikullin

Miqësoret, radha e Partizanit, dhe Tiranës

Artikulli Pas »

Juventusi kërkon pasardhësin e Evra