Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Roger Federer kërkon rikthimin në majë

Roger Federer kërkon rikthmin në majë. Pas tre viteve mungesë, tenisti zviceran do të marrë pjesë në Roger Cup, Masteri 1000 pikësh kanadez dhe së bashku me Masterin tjetër 1000 pikësh amerikan të Cincinnati, kompletojnë sezonin e turneve të mëdha në fushën me cimento, përpara se të nisë një tjetër event shumë i rëndësishëm për botën e tenisit, ai i US Open. Praninë e Roger Federer, e kanë konfirmuar vetë organizatorët e këtij turneu.

Në Montreal, zvicerani ka qenë i pafat, pasi në dy edicionet e kaluara  është mundur nga francezi Tsonga, në fazën e 1/8 në 20011 dhe në cerekfinalen e 2009. Rezultatin më të mirë ai e regjistron në finalen e humbur ndaj Novak Djokovic në 2007. Federer ka patur dilema të mëdha në lidhje me praninë e tij ose jo në Kanada.

Triumfi i tij në Wimbledon ishte shpallur si prioritet nga ana e 36-vjecarit, mision që u përmbushur, por mungesat e mëdha në Montreal të Djokovic dhe të britanikut Murray, i cili vuan ende problemet fizike, kanë bërë që Roger të ndërrojë mendje dhe të shpresojë tek suksese dhe  të arrijë vendin e parë në tabelën e klasifikimit në botën e tenisit. I vetmi kundërshtarë që mund t’ia pëngojë realizimin e kësaj dëshire është Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...