Futboll

Futboll
CUNI
  • Lexuar 986

Ronaldo i dhuron fanellën tifozit, pasi e godit me top

Cristiano Ronaldo nuk është një futbollist i madh vetëm për cilësitë e tij sportive. 30-vjecari pak minuta para startit të euroderbit me Atleticon, bëri gjest emocionues, që tregon dimensionet e një talenti që shkëlqen përtej fushave të blerta.

Ylli portugez, gjatë nxemjes para përballjes me Atleticon, po ushtrohej me goditje nga distanca, kur një predhë e lëshuar prej tij goditi një fëmijë që ishte akomoduar në tribunën pas porte.

Impakti i goditjes ishte aq i fortë sa u desh ndërhyrja e mjekëve për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm.

Ronaldo, i keqardhur për atë që ndodhi, u drejtua nga shkallët e stadiumit dhe i dhuroi fanellën “viktimës” së tij, që nuk mundi t’i përmbante lotët nga mallëngjimi falë gjestit të idhullit të tij.

Shpernda artikullin

Bolt: Dënimi i Gay i lehtë, s’dua të garoj kundër tij

Artikulli Pas »

De Gea hedh poshtë ofertën e fundit të United