Futboll

Futboll
0393288001463260456_filepicker
  • Lexuar 14047

Ronaldo mesazh Mendes-it: Më co te Man. United

Më co te Manchester United.-Është ky mesazhi që Cristiano Ronaldo i ka dërguar menaxherit të tij Jorge Mendes. Ylli portugez ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit pasi ka fituar gjithcka me Los Blancos në këto 8 vite dhe nuk ka më stimuj për të qëndruar në kryqytetin spanjoll. Dëshira e 4-herë fituesit të Topit të Artë, është të rikthehet te United pasi është i lidhur ngushtë me ngjyrat e Djajëve të Kuq. Për Cristianon interesohen disa klube të mëdha por 32-vjecari dëshiron vetëm United-in, duke i mbyllur dyert Paris Saint Germain-it, Chelsea-it, por edhe Bayern Munich që ishte gati ta bënte një tentativë për Ronaldon.

Sipas mediave angleze Manchester United do ti ofrojë Realit të Madridit shumën e cmendur prej 175 milionë Paund plus kartonin e David De Geas për të bërë të mundur rikthimin e yllit luzitan në Old Trafford. Pak ditë më parë Ronaldo bëri të ditura qëllimet e tij teksa deklaroi: ” Do të largohem nga Reali nuk ka më kthim pas”. As telefonatat e kapitenit Sergio Ramos dhe trajnerit Zinedine Zidane nuk e kanë bindur CR7-tën të ndryshojë mendim. Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë rikthimit të bujshëm te Manchester United për të bërë sërish të lumtur tifozët e Djajëve të Kuq të cilët e adhurojnë 32-vjecarin luzitan.

Shpernda artikullin

Lajme blitz nga Seria A

Artikulli Pas »

Lajme blitz nga La Liga