Futboll

Futboll
motogp-french-gp-2016-second-place-valentino-rossi-yamaha-factory-racing
  • Lexuar 166

Rossi: Dua të fitoj në Le Mans. Forca Nicky

Valentino Rossi dëshiron të harrojë Jerez De la Fronteran. Në Cmimin e Madh të Spanjës, Doktori bëri një paraqitje vërtet zhgënjyese duke e mbyllur garën në vendin e 10-të. Por pavarsisht gjithckaje piloti italian vazhdon të kryesojë klasifikimin e përgjithshëm me 2 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës Maverick Vinales dhe 4 ndaj kampionit në fuqi të Botës, Marc Marquez. Gara e rradhës do të jetë ajo e Le Mans në Francë, një test i rëndësishëm në të cilin Rossi do të kërkojë tu tregojë të gjithëve se është një kandidat i fortë për titullin e Moto Gp edhe në këtë sezon.

” Ajo e Jerez de la Fronteras ishte një surprizë shumë e keqe për mua dhe për skuadrën, sepse nuk e prisnim një fundjavë aq negative.  Duhet të kuptojmë përse kishim aq shumë vështirësi në Spanjë, megjithatë e rëndësishme është që vazhdojmë të kryesojmë klasifikimin.  Në Le Mans pritet rreshjet e shiut? Shpresoj të përshtatemi mirë me pistën. Do të jetë një garë shumë e rëndësishme për ne në këto lloj kushtesh”.

Nicky Hayden kampioni i Botës në vitin 2006, po lufton për jetën pas aksidentit të rëndë që pësoi në Itali dhe Rossi kurrësesi nuk mund ta shmangte një mendim për ish pilotin e Repsol Hondas.

” Ishte një lajm i tmerrshëm për mua. Në orët e para pasi mësova cfarë i kishte ndodhur Nicky-it e kisha të vështira ta kuptoja. Kam folur me një mikun tim mjek dhe më ka thënë që situata e tij është shumë delikate. Është një mëkat i madh sepse Hayden përvec se ka qenë një pilot i madh është edhe një djalë i shkëlqyer, gjitmonë i qeshur. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë për të”.

Shpernda artikullin

Skënderbeu-Tirana, ja detajet e finales

Artikulli Pas »

“Çmendet” Ausilio, i sulmon të gjithë te Interi