Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Seria A apel për lejimin e tifozëve: Të paktën një mijë për ndeshje

Qeveria italiane miratoi hapjen e dyerve të stadiumit “Olimpico” të paktën në masën 25% të kapacitetit për ndeshjet e Kampionatit Europian, ndërsa pas kreut të federatës italiane Gabriele Gravina, vendimi është përshëndetur edhe nga kreu i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino.

Ky i fundit e quajti një lajm të jashtëzakonshëm vendimin e qeverisë italiane dhe në përfundim të mbledhjes së Ligës së Serisë A përsëriti apelin që të hapen stadiumet edhe për ndeshjet e kampionatit deri në fund të sezonit.

“Mirëpres ngrohtësisht vendimin e qeverisë për të lejuar praninë e tifozëve në masën 25% të kapacitetit të stadiumit gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian. Tashmë presim që në javët e mbetura të kampionatit të na lejohet të mirëpresim të paktën 1000 tifozë për ndeshje, një shifër me të cilën nisëm sezonin dhe që na jem mundësinë të garantojmë distancimin fizik mes tyre”, deklaroi Dal Pino.

Kreu i Ligës së Serisë A e quajti vendimin e qeverisë një sinjal mjaft të rëndësishëm për rikthimin e normalitetit, që gjithashtu pritet të injektojë një dozë të lartë besimi në popull dhe theksoi se edhe në kampionat janë kushtet që të hapen dyert e stadiumit për të paktën 1000 spektatorë, pa rrezikuar shëndetin e tyre.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...