Futboll

Futboll
carlostevez-cropped_17032citqrly41xkg4bft9xohz
  • Lexuar 158

Sh. Shenhua, trajneri Wu Jingui: Tevez e Guarin, mbipeshë

“Tevez dhe Guarin janë të dy mbipeshë. Nuk janë gati fizikisht, nuk janë në gjëndje për të luajtur “.

Kështu u shpreh trajneri i Shanghai Shenhua, Wu Jingui, lidhur me problemet e formës fizike të ish ish lojtarit të Boca Juniors dhe ish mesfushorit të interit.

“Unë kam përgjegjësi për skuadën dhe lojtarët e mi. Nëse dikush nuk është në gjëndje për të luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme atëhere nuk luan fare”, shtoi trajneri i ri i Shanghai Shenhua. Në këtë mënyrë Jingua zbuloi se sulmuesi argjentinas nuk do të aktivizohet si pasojë formës fizike. 33 vjecari Tevez i është rikthyer aksionit pas dëmtimit të pësuar në pulpë, por prej disa muajsh mësohet të ketë shfaqur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Boca Juniors. Carlos Tevez mbetet lojtari më i paguar në botë me një pagë prej 720mijë Eurosh në javë, pra një total prej 38 milionë Eurosh në vit, ndërkohë përsa i përket mesfushorit kolumbian Fredy Guarin, paga e tij nuk i kalon 7,5 milionë euot në sezon. Aventura e Tevez me skuadrën Kineze të Shangait nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me vetëm 2 gola në 11 ndeshje të luajtura.

 

Shpernda artikullin

Bottas rinovon kontratën me Mercedes

Artikulli Pas »

Optimizëm te vajzat kuqezi: Luajmë për rezultat