Futboll

Futboll
shkendija
  • Lexuar 441

Sh. Tetovës “peshkon” Dacia Chisinau

Jo vetëm Kukësi, pasi një tjetër skuadër shqiptare do të ketë përballë një ekip moldav në këtë edicion të Kupave të Europës. Shorti i turit të parë kualifikues të Europa League i ka buzëqeshur deri diku Shkëndijës së Tetovës, pasi kuqezinjtë edhe pse ishin në vazon e skuadrave jo favorite do të sfidojnë nënkampionët e Moldavisë, Dacia Chisinau. Short ky që mund të konsiderohet i mirë për skuadrën shqiptare që luan në kampionatin maqedonas sepse Shkëndija evitoi përballjet me ekipe më të forta si Maccabbi i Tel Avivit edhe sllovakët e Trencin.

Duke parë eksperiencën që fitoi në Europë vitin e kaluar ku arriti të kalonte me sukses tre ture duke u eliminuar në play-offin e Europa Leagues nga belgët e Gent, Shkëndija ka shanse të mëdha për ta kaluar turin e parë edhe në këtë sezon. Nuk është hera e parë që Dacia Chisinau përballet me një skuadër shqiptare që luan në futbollin maqedonas. Në sezonin 2015-2016, kjo skuadër eliminoi në turin e parë të Europa Leagues, Renovën me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërkohë që në 2013-2014 ka nxjerrë jashtë këtij kompeticion sërish në ruandin e parë Teutën falë golit në fushë kundërshtare sepse rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.

Në 2003-in në Kupën Intertoto, Dacia ka shkatërruar Partizanin me rezultat të përgjithshëm 5-0. Megjithatë pavaresisht forcës që paraqet kundërshtari Shkëndija vitin e kaluar kishte një ecuri fantastike në Europë dhe ka një skuadër të fortë që të bëjë një figurë të mirë dhe të kalojë disa ture edhe në këtë sezon. Ndeshjen e parë  formacioni i Qatip Osmanit do ta zhvillojë  në  datën 29 Qershor në Moldavi ndërsa atë të kthimit një  javë  më  pas në Shkup.

Nëse kualifikohet në turin e dytë Shkndija do të ketë përballë fituesin e ciftit Connah’S Quay Nomads e Uellsit ndaj Hjk Helsinkit të Finlandës.

Shpernda artikullin

Skënderbeu-Partizani me fat, Tirana jo

Artikulli Pas »

Flamurtari siguron Emiljano Musta