Futboll

Futboll
bayern-munich-boss-pep-guardiola-champions-league-arsenal_3366585
  • Lexuar 375

Shokon Guardiola: Së shpejti tërhiqem

Pep Guardiola në fund të karrierës. Nuk bëhet fjalë për një lajm tabloidi por për konfirmimin që vjen nga vetë trajneri katalanas, i cili po mendon seriozisht t’i japë lamtumirën futbollit edhe si trajner. Në përfundim të fitores 2-1 ndaj Burnley, Guardiola bëri deklaratën shokuese ku la të kuptohet se koha e tij si trajner po përfundon. Ndoshta do të jetë Manchester City stacioni i fundit i trajnerit që i dhuroi botës një stil të ri futbolli.

 

“Do të qëndroj në Manchester për tre sezonet e ardhshshme dhe ndoshta pak më shumë por gjithsesi po i afrohem fundit të karrierës time si trajner, jam i sigurt për këtë. Nuk do të qëndroj në pankinë deri në moshën 60 apo 65 vjeçare. Ajo që ndiej është se faza që paralajmëron lamtumirën time sapo ka nisur”.
Shumë i qartë trajneri katalanas në deklaratën e tij, Manchesteri do të jetë stacioni i tij i fundit në karrierën si trajner. E nisi këtë punë në vitin 2006 te Barcelona B dhe 2 vjet më pas zuri vendin e Rijkaard në stolin e Barcelonës. Pas 5 sezoneve në “Camp Nou” ai u zhvendos në Gjermani ku drejtoi Bayernin e Mynihut dhe vetëm disa muaj më parë u bashkua me “Citizens” për të udhëhequr projektin ambicioz të sheikut Mansour. Një karrierë e shkurtër deri në këto momente, por e mbushur me suksese për njeriun që riktheu Barcelonën magjike. Guardiola numëron 2 Champions League 3 Botërorë Klubesh, 5 kampionate mes Spanjës dhe Gjermanisë dhe disa kupa.

Shpernda artikullin

NBA, Buttler dhe Harden të papërmbajtshëm

Artikulli Pas »

Juve, Napoli dhe Torino bëjnë goditjet e para