Futboll

Futboll
trepca 89

Trepca 89 përballë Vikingur

Short me fat për Trepçën 89 në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampioni nga Kosova do të përballet me skuadrën kampione të Ishujve Faroe, Vikingur, dhe mund të konsiderohet si kundërshtarë jo aq i fortë, duke parë që potencialisht mund të ballafaqohej me skuadrën nga Uellsi, The New Saints apo edhe Irlandezo-veriorët e Linfield. Nëse Trepça 89 arrin të kualifikohet në raundin e dytë, atëherë do të ballafaqohet me shumë herë kampionët e Islandës, Hafnarfjordur, që ka shumë përvojë në garat evropiane. Në shortin e mbajtur në Nyon ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Trepçës 89, Presidenti i nderit Lirim Zeka dhe bashkëpunëtorët Arjan Rexhepi dhe kinezi Lee. Për një skuadër nga Kosova do të jetë hera e parë që do të marrë pjesë në këtë nivel të garave dhe ndoshta gjëja që mund ta penalizoj më tepër është përvoja jo e duhur përballë Vikingur, pasi kjo e fundit ka marrë pjesë vazhdimisht në nivele evropiane.
Vikingur është skuadër gjysmëprofesioniste, e  themeluar në vitin 2008 pas bashkimit të dy klubeve GÍ Gøta dhe Leirvík ÍF, bazën e ka në Leivrik, me një stadium i cili gjendet në Nororagota dhe që ka kapacitet prej 2 mijë vendesh, i cili është edhe me barë sintetik. Suksesi më i madh i Vikingur në Evropë është arritja në raundin e tretë në edicionin 2014/2015 të Europa League, duke u eliminuar pastaj nga Rijeka e Kroacisë. Në edicionin që tashmë ka nisur, Vikingur mban pozitën e parë në Premier Ligën e Ishujve Faroe me 26 pikë nga 13 ndeshje. Lojtari më i rrezikshëm i kësaj skuadre është nigeriani Adeshina Lawal i cili ka 8 gola deri më tani në elitën e futbollit të nordikëve.  Ndeshjet e para të këtij raundin para-eliminator të Ligës së Kampionëve zhvillohen  më 27/28 qershor, ndërsa ato të kthimit me 4 dhe 5 korrik.

Shpernda artikullin

Kukësi sfidon Sheriff Tiraspol

Artikulli Pas »

Tifozët hedhin Dollarë në portën e Donnarummës