Futboll

Futboll
shorti i ch
  • Lexuar 7035

Kukësi sfidon Sheriff Tiraspol

Kukësi do të përballet me Sherif Tiraspol në pjesëmarrjen e parë historike të Kampionëve të Shqipërisë në fazën kualifikuese te Champions League. Kukësi gjen përballë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, prej nga dhe ku nis aventurën, kampionët në fuqi të Moldavisë dhe njëkohësisht skuadrën që dominon futbollin moldav ku që nga krijimi në vitin 2001 ka fituar plot 14 tituj në 16 kampionate të zhvilluara që atëherë. Gjithsesi për sa i përket koeficientëve Kukësi mund të konsiderohet me fat pasi Sherif i Tiraspolit ishte skuadra e dytë më e dobët ndër 17 skuadrat në total që ishin në vazon e parë. Sherif i Tiraspolit është një skuadër që sipas transfermakt vlen në total për sa i përket futbollistëve 10.65 milionë eurosh, pothuajse trefishi që e njëjta faqe vlerëson skuadrën e Kukësit. Skuadra e Ernest Gjokës mund të konsiderohet disi e favorizuar edhe nga fakti se luan ndeshjen e kthimit në Shqipëri me takimin e parë që do të luhet në stadiumin e Sheriff Tiraspol me një kapacitet prej rreth 12. 700 vendesh.

Sherifi i Tiraspolit nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar pasi në sezonin 2010-2011 është përballur me Dinamon në raundin e dytë të Championsit ku është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3-2 pasi kishte fituar 3-1 ndeshjen e parë në Moldavi dhe u mund më pas 1-0 në Tiranë. Skuadrat moldave gjithsesi mund të konsiderohen fatsjellëse për futbollin tonë pasi Skënderbeu në sezonin 2015-2016 mundi në raundin e tretë të Champions me rezultat të përgjithshëm 4-0 Milsamin, një tjetër skuadër moldave për të siguruar më pas pjesëmarrjen historike në grupet e Europa League. Kukësi do të zhvillojë ndeshjen e parë në paraleleminatoret e Champions në datën 11 ose 12 korrik në transfertë dhe atë të kthimit një javë më pas në shtëpi.

 

Shpernda artikullin

Lajme blitz nga La Liga

Artikulli Pas »

Trepca 89 përballë Vikingur