Futboll

Futboll
kamza-shqiperia u-21
  • Lexuar 340

Shpresat humbasin 2-3 miqësoren me Kamzën

Pak ditë pas nisjes së grumbullimit me një grup të rinovuar te Shpresat, trajneri i përfaqësueses së 21-vjecarëve Alban Bushi, pati mundësinë për të testuar elementët e thërritur në mision në një takim miqësor me Kamzën. 2-3 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi miqësor, me ish-sulmuesin kuqezi që krijoi një ide paraprake për cilësitë e lojtarëve që ka ka dispozicion në këtë grumbullim. Për Kamzën shënoi që në fillim të pjesës së parë Mario Morina, i cili gjeti edhe golin e dytë në minutën e 39-të të takimit. Në këtë fraksion kuqezinjtë e rinj e patën disi të vështirë për t’u përshtatur me lojën e njëri-tjetrit, edhe pse në 41-ën patën një mundësi për të realizuar në portën e Lamellarit. Pjesa e dytë falë ndryshime dhe udhëzimeve të Bushit ishte më e mirë për Shpresën, që iu afrua golit me Olgert Merkën në të 50-ën, por goditja e futbollistit të Sampdorias u prit nga Lamellari.

Pak sekonda më vonë Clirim Shabani godi fort nga jashtë zonës me topin që përfundoi në rrjetë. Lamellari i mohoi golin Shabanit në të 60-ën, ndërsa në krahun tjetër Vilfor Hysa nuk përfitoi nga dalja e pastudiuar mirë e Kastratit. Skuadra e Bushit gjeti forca për të shënuar edhe golin e barazimit me Ardit Deliun në të 66-ën, pas një interpretimi të saktë të aksionit nga Merkaj. Gjithsesi pak para se të përfundonte ndeshja Kato shënoi të tretin për Kamzën dhe të fundit të takimit, që u mbyll 2-3. Shpresat gjatë këtij grumbullimi kanë planifikuar të paktën edhe dy miqësore, me Akadenimë e Futbollit dhe Skënderbeun.

Shpernda artikullin

Pochettino: Guardiola trajner i madh, duam fitoren

Artikulli Pas »

Luftëtari zyrtarizon sulmuesin afrikan, Bengui