Futboll

Futboll
14925621_1239437656131754_453615068063028878_n
  • Lexuar 1109

Skënderbeu pa busull, e shtyp Flamurtari 2-0

Flamurtari “refuzon” krizën, fiton 2-0 me Skënderbeun duke i zhytur kampionët në fuqi në një spirale rezultatesh negatove, pavarësisht se qëndrojnë në krye të klasifikimit. Një ecuri të tillë me 4 takime pa fitore, Skënderbeu nuk e përjetonte që nga fillimi i 2010. Donjet Shkodra dhe Tomislav Bushic ishin autorët e dy golave të sfidës, që u parashikua emocionuese që me zbardhjen e formacioneve sulmuese të të dyja skuadrave. Gentian Mezani i besoi treshes Radovic-Bushic-Danilo Alves, pa harruar Donjet Shkodrën pas tyre, ndërsa Agostinelli provoi të befastonte me të riun Zeka, që debutoi në sulm përkrah Salihit dhe Latifit.

I mrekullueshëm 18-vjecari që në minutën e dytë me një asist me për Nimagën që tenton portën, por reagon në pozicion Halilaj. Kundersulm i Flamurtarit në të nëntën me Danilo Alveshin që avancon nga e  djathta, hyn ne zon dhe me zgjuarsi gjen krejtesisht  të lirë në shtyllën e dytë Donjet Shkodren qe godet sakte ne gjysmëkthesë  dhe shënon. 1-0 për Flamurtarin.

I jashtëzakonshëm Danilo Alvesh nga distanca në minutën e 10-të, me Shehin që zgjatet në ekstrem per te devijuar topin në kendore. Vijon momenti i mirë i vlonjatëve, në të 13-tën Alvesh depërton me forcë duke fituar duelin me Radasin, por në momentin e fundit Shehi nuk e lejon brazilianin të gjejë portën.

Në të 15-ën skenderbeu pergjigjet me Latifin që futet në zonë dhe godet, por Veliu arrin të devijojë në fundore.  Krosim perfekt i Lilajt për Nimagën në të 18-ën, por goditja e mesfushorit për fatin e mirë të vlonjatëve përfundoi jashtë. Përgjumje e mbrojtjes së Flamurtarit në të 24-rën, Latifi i lirë nga e majta tenton portën, por nuk gjen katërkëndeshin e mbrojtur nga Halilaj.

Në minutën e 37-të vjen goli i dytë për Flamurtarin, Donjet Shkodra punon mirë nga e djathta fton në krosim Rudovic që gjen në qendër kroatin Bushic, goditja e të cilit me kokë lë të palëvizur Orges Shehin. Pjesa e dytë nis më dy ndryshime në fazën sulmuese për Skënderbeun. Agostinelli preferon Adeniyi dhe Junior në vend të Nimagës dhe Zekës, ndërsa Mezani i bëson të njëjtin formacion.

Për minuta të tëra bie ndjeshëm ritmi i lojës, pasi kuqezinjtë të ndikuar nga epërsia e dyfishtë qarkullojnë me qetësi topin duke menduar më shumë për mbrojtjen. Kombinim i bukur mes sulmuesve të Skënderbeut në minutën e 63-të, Latifi gabon në finalizim, ndërsa Salihi irritohet nga e djathta pasi priste pasimin e 21-vjecarit.

Agostinelli kryen zëvendësimin e fundit në të 79-ën duke tentuar të pamundurën me Fukuin që mori vendin e Orelesit. Në të 83 portieri Halilaj bën më të thjeshtën, grushton në pozizion pas goditjes së fortë të Radasit nga distanca.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Flamurtarin që merr një tripësh shumë të rëndësishëm, duke fituar edhe duartrokitjet e pubkikut vendas.

Shpernda artikullin

Starova: Ishte një nga ndeshjet më të bukura

Artikulli Pas »

Bundesliga, ndalet Bayerni, shpërthen Dortmundi