Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu pret CAS-in, UEFA ‘fut’ Kukësin në Champions

Në pritje të vendimit të CAS-it, në lidhje me lënien në fuqi të pezullimit të Skënderbeut apo jo, UEFA ka publikuar listat paraprake të skuadrave pjesëmarrëse në eliminatoret e Champions dhe Europa League.

Organizmi më i lartë i futbollit në Europë ka lënë jashtë korçarët, bazuar në vendimin e tyre të parë për pezullimin 10-vjeçar të Skënderbeut, ndërsa në listën e eliminatoreve të Champions League është përfshirë Kukësi.

Sa i përket Europa Leagues, është pikërisht Partizani që merr vendin bosh dhe plotëson treshen me Luftëtarin dhe Laçin, në pritje të shortit, që do të hidhet më 20 Qershor.

Gjithsesi në listën e publikuar në faqen zyrtare të UEFAs, thuhet qartësisht se “Lista është provizore dhe subjekt i një konfirmimi final nga UEFA”.

Kjo do të thotë se Skënderbeu ka ende shanse, nëse vendimi i CAS-it vjen aq shpejt sa UEFA të jetë në kohë për të korrigjuar listën e klubeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...