Futboll

Futboll
Kupa-e-Shqiperise-dhe-medaljet_1
  • Lexuar 264

Skënderbeu-Tirana, ja detajet e finales

Në një kohë kur ethet e kampionatit janë në kulmin e tyre, me të gjithë sytë të drejtuar nga Kukësi-Skënderbeu, Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e finales së Kompeticionit të dytë futbollistik për nga rëndësia në vend, Kupës së Shqipërisë. Përballen Tirana me Skënderbeun dhe data e finales ishte përcaktuar që më parë, 31 maji, por tani finalja ka edhe një orar dhe vendzhvillim të saktë. Do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, orar i përshtatshëm për shikueshmëri maksimale, dhe një stadium që garanton neutralitetin për sa i përket largësisë gjeografike si nga kryeqyteti ashtu edhe nga Korca, duke garantuar natyrisht edhe të gjitha standartet bashkëkohore si  një ndër dy stadiumet më modernë në vend. Finalja e Kupës do të luhet 4 ditë pas përfundimit të Kampionatit të 78 Kombëtar, me Kategorinë Superiore që ul siparin në 27 maj, dhe mbetet për tu parë se me cfarë humori do të shkojnë aty dy finalistët, pasi Skënderbeu është ende në garë për titullin e 7 rradhazi në kampionat, ndërsa Tiranës i duhet që më parë së të mendojë për finalen, të sigurojë një mbijetesë të vështirë, pasi rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria.

Shpernda artikullin

“Calderon” drejt shembjes, stolat për tifozët

Artikulli Pas »

Rossi: Dua të fitoj në Le Mans. Forca Nicky