Futboll

Futboll
Skenderbeu_Stervitje (4)
  • Lexuar 702

Skënderbeu vëzhgon talente në Nigeri

Jo vetëm të përqendruar në garën për titullin e gjashtë. Pas dominimit absolut të kampionatit gjatë këtyre sezoneve dhe pjesëmarrjes historike në Europa League, Skënderbeu synon ti japë vazhdimësi projektit fitues.

 

Me ndeshjet ndërkombëtare që shërbejnë si vitrinë për yjet e rinj të korçarëve, për të cilët interesohen klube nga e gjithë Europa, bardhekuqtë kërkojnë të afrojnë të tjerë talentë.

 

Një mënyrë për të vazhduar politikën e promovimit dhe shitjes së të rinjve cilësorë, por duke mbajtur në nivele të larta edhe kontingjentin. Kjo është arsyeja përse drejtori Sportiv i klubit, Haris Fakiç, së bashku me ndihmësin Ertan Demiri udhëtuan drejt kryeqytetit të Nigerisë, Lagos.

 

Në bashkëpunim me Federatën Nigeriane, prej 11 Nëntorit dhe deri në datën 19, në Lagos dhe Ere po zhvillohet turneu i talenteve të rinj afrikanë, “Real Sapphire”. Një aktivitet ku përfaqësohen futbollistë të grupmoshave deri në 19 vjeç nga Nigeria, Kameruni, Gana dhe Kepi i Shpresës së Mirë.

 

Vizita e drejtuesve të Skënderbeut erdhi pas ftesës së Federatës Nigeriane. Drejtori Sportiv Fakiç dhe ndihmësi i tij, Demiri i janë bashkuar menaxherëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve nga e gjithë bota.

 

Objektivi është evidentimi i talentëve me perspektivë, me shpresën se në turneun e të rinjve do të zbulohen të tjerë lojtarë cilësorë si mesfushori 20-vjeçar nga Mali, Bakary Nimaga apo sulmuesi 19 vjeçar nga Nigeria, Peter Olayinka, për të cilët nuk kanë munguar ofertat konkrete. Një strategji rezultative deri më tani te Skënderbeu, e cila do të ndërthuret edhe me prurjet e talentëve nga Akademia e klubit.

 

Shpernda artikullin

Bakaj: Tirana do të rikthehet aty ku e ka vendin

Artikulli Pas »

Shqipëria U-19 fiton 3-2 me Uellsin, por nuk shkon në Elite Raund