Futboll

Futboll
1505205840_272916_1505238223_noticia_normal
  • Lexuar 163

Spanja në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Startuan në Stamboll ndeshjet cerekfinale të kampionatit evropian të basketbollit për meshkuj dhe ashtu sic pritej Spanja u bë skuadra e parë që kualifikohet mes katër më të mirave, pas fitores së lehtë ndaj Gjermanisë. Në Pallatin e Sportit Sinan Erdem, përpara vetëm 1.800 spektatorëve ekipi i Chris Fleming e nisi shkëlqyeshëm takimin, teksa kryesoi menjëherë 7-0, duke lënë plot 3,5′ pa shënuar kampionët në fuqi. Në vazhdim Gjermania udhëhoqi 11-2, sidoqoftë kjo ishte dhe epërsia më e madhe e krijuar nga skuadra e 47-vjecarit amerikan, pasi ekipi iberik filloi të funksionojë falë lojtarit të San Antonio Spurs Pau Gasol. Perioda e parë u mbyll me rezultatin e ngushtë 19-16, ndërkaq në fraksionin e dytë skuadra teutone provoi të shkëputej sërish, duke thelluar dy herë diferencën në +7, megjithatë Spanja u kundërpërgjigj pa humbur kohë, pas pushimit të marrë nga trajneri italian Sergio Scariolo. Fillimisht skuadra iberike barazoi rezultatin 27-27, ndërsa në vijim 5′ para fundit të pjesës së parë Spanja siguroi edhe epërsinë e parë të ndeshjes. Në interval gjithsesi ekipet shkuan me avantazhin minimal të Spanjës 34-33. Në fillimin e pjesës së dytë Dennis Schroder shënoi nga jashtë harkut dy gjuajtje që rikthyen përkohësisht ekuilibrin, sidoqoftë diferenca u bë në barazimin 50-50, sepse që nga ai moment falë një “break”-u 15-3 Spanja u shkëput duke përfunduar 10′ e tretë 65-53. Në periodën përmbyllëse pasi fluturuan deri në +17 kampionët në fuqi lëshuan dicka, gjithsesi në fund 3 herë kampionët e Evropës mbyllën krejt takimin me rezultatin e përgjithshëm 84-72, duke u kualifikuar kështu për të dhjetën herë radhazi në fazën gjysmëfinale të këtij aktiviteti. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim ylli i Memphis Grizzlies Marc Gasol. Vëllai i vogël Gasol e përfundoi takimin me double double, 28 pikë e 10 rebound, ndërsa në krahun tjetër shkëlqeu si zakonisht basketbollisti i Atlanta Haëks Dennis Schroder, që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e 8 asist.

Shpernda artikullin

Starton Championsi, Barça leksion Juves. OK edhe Bayern e PSG

Artikulli Pas »

Man. United, dëmtohet Pogba. Mourinho: Kemi alternativa