Futboll

Futboll
Selman Stermasi
  • Lexuar 3318

Stadiumet, situata drejt normalizimit

Shkon drejt normalizimit cështja e impianteve sportive që përbëri një nga problematikat e fillim sezonit. Pas vënies në dispozicion të stadiumeve të Flamurtarit, dhe zgjidhjes së cështjes së sigurisë dhe plotësimit të kushteve në “Adush Muca” të Bylisit, në javët e ardhshme do të jenë të gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve dhe stadiumi “Selman Stërmasi” i Tiranës dhe ai i Lacit, duke lënë si të vetmin stadium ende të padisponueshëm “Loro Boricin”, që sipas premtimeve pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm.

Tirana njofton se “Selman Stërmasi” tanimë është gati, dhe pas rregullimit dhe të disa detajeve të fundit, shtëpia bardheblu do të jetë gati për të hapur dyert për kryendeshjen e 21 Nëntorit kur kryeqytetasit do të vizitohen në javën e 13-të të Superiores, në 29 Nëntor nga kampionët e Skënderbeut.

Tirana saktëson se vetëm për disa detaje nuk është i mundur inaugurimi i stadiumit që në ndeshjen e radhës në shtëpi, me Lacin që pasi ka vuajtur një kalvar disa mujor larg shtëpisë do të rikthehet t’i luajë ndeshjet në stadiumin kurbinas që në takimin e radhës në shtëpi, atë të javës së 12-të, në 21 Nëntor kundër Flamurtarit. Kthimi në shtëpi është një element i rëndësishëm për skuadrën e Cungut, që me rezultatet e ketij sezoni ka treguar se e ka vuajtur mungesën e tifozëve të saj.

Shpernda artikullin

“Lumë” ofertash nga MLS për Klose

Artikulli Pas »

Ndërron jetë Marton Fulop