Futboll

Futboll
sukaj-partizani
  • Lexuar 723

Sukaj, “Xhevahiri” i Partizanit në tri javët e para

Kur Partizani arriti marrëveshjen me Xhevahir Sukajn gjatë merkatos së verës, askush nuk kishte dyshim se kjo ishte një lëvizje e zgjuar e presidencës së kuqe, megjithatë kishte edhe skepticizëm mbi formën e sulmuesit shkodram, që gjatë sezonit 2014-2015 për arsye dëmtimi ishte aktivizuar në vetëm 8 ndeshje me Sepahanin në kampionatin iranian. Faza përgatitore e zhvilluar në Maqedoni ishte e pamjaftueshme që 27-vjecari që kapte formën optimale e për rrjedhojë, trajneri Sulejman Starova nuk e aktivizoi titullar në dy javët e para të Superiores. Megjithatë Sukaj rezultoi mjaft efikas edhe nga stoli. Në sfidën e parë me Lacin u aktivizua në pjesën e dytë, duke shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke shmangur humbjen për të kuqtë.

Në javën e dytë, ndaj Flamurtarit, po në “Qemal Stafa” Xhevahiri i Partizanit realizoi me 11-metërsh në minutat shtesë golin e fitores për 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Pauza e shkurtër e kampionatit i dha më shumë kohë sulmuesit shkodran për të arritur gjendjen fizike, ndaj Starova e aktivizoi titullar ndaj Vllaznisë. Sërish Sukaj shënoi për të kuqtë pas një 11-metërshi që shkaktoi reagimin e ashpër të Vllaznisë ndaj gjyqtarit Kreshnik Cjapi. Goli i Morinit në minutnë e 82-të i dha më shumë vlerë finalizimit të Sukajt, që me 3 gola në po kaq ndeshje kryeson listën e golashënuesve në Superiore, duke lënë pas Peter Olaynkan e Skënderbeut me një gol më pak.

Sukaj ka luajtur në total 164 minuta dhe ka arritur të shënojë afërsisht në cdo 55 minuta. Një mesatare e lartë kjo për një sulmues të kampionatit shqiptar. Stafi teknik i Partizanit duhet të jetë i kënaqur me rendimentin e 27-vjecarit, por jo me atë Racicit dhe Plakut, që ende nuk e kanë provuar shijen e golit. Sulmuesi serb rezultoi zbulimi i sezonit të kaluar në kampin e kuq, por në tri ndeshjet e para të kampionatit aktual nuk i ka përmbushur pritshmëritë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Plakun, që u konsiderua një nga blerjet më të goditura në fazën sulmuese. Partizani vazhdon të vuajë në gjetjen e golit, që sipas trajnerit Starova vjen nga presioni i madh që kanë futbollistët e tij për arritjen e objektivave. Sukaj ka treguar se ka ditur të përballojë këtë presion, ndërsa dyshja Racic-Plaku, ende nuk e ka gjetur formulën për të shkuar te goli.

 

Shpernda artikullin

Barcelona, Bartomeu zyrtarisht në gjyq për çështjen “Neymar”

Artikulli Pas »

“Loro Boriçi”, Vllaznia shpreh shqetësimin për ritmin e punimeve