Futboll

Futboll
LEUCA
  • Lexuar 183

Sulmuesi moldav Leuca bashkohet me Tiranën

Tirana me ritëm të plotë. Skuadra bardheblu vazhdon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë ku prej disa ditësh i është nënshtruar stërvitjes me ritëm të plotë nën urdhrat e Mirel Josës. Trajneri kërkoi nga skuadra më shumë fantazi dhe shejtësi në fazën sulmuese dhe në seancën e së Enjtes paradite u fokusua pikërisht te manovra sulmuese. Risia më e madhe në grupin e ekipit kryeqytetas është sulmuesi moldav Petru Leuca, i cili do të testhet nga stafi drejtues që më pas do të marrë edhe një vendim nëse 26-vjeçari i lindur në Cisinau do të jetë pjesë e ekipit për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore. Dy emra të tjerë që u bashkuan me Tiranën janë edhe Ilion lika dhe Olsi Teqja, Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga trajneri Josa mbetet ende e pakompletuar për shkak të proflemeve fizike me disa lojtarë. Në Antalya pritet të zbarkojnë edhe Moises dhe Merveille, të cilët zgjidhën probemet burokratike duke u pajisur me viza turke. Dy lojtarët afrikanë u nisën nga Kongo, ndërsa mbrojtësi dhe kapitenin Gentian Muça vazhdon të vuajë nga problemet fizike. Shtatlarti i repartit të tërhequr nuk u stërvit me grupin për shkak të dhimbjeve në shpinë, ndërsa Kërçiku vazhdon stërvitjen i diferencuar. Një tjetër lojtar që Josa shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion është edhe Afrim Taku. Mesfushori, Asion Daja, për mikrofonin e Supersport theksoi se kushtet në Antalya janë të favorshme për të përballuar me sukses dy fazat e mbetura të sezonit.

Asion Daja…“Duke parë edhe kushtet e motit që janë tepër të favorshme, mendoj që është e domosdoshme të jemi të gjithë lojtarët bashkë që të marrim ngarkesat e plota. Nuk mendoj që do të penalizohemi meqë grupi nuk është bashkuar ende. Shtyrja e kampionatit do të jetë në favorin e të gjithë ekipeve sepse të gjithë janë disi me vonesë”.

Shpernda artikullin

Jahmir Hyka, zgjedh “ëndrrën” amerikane

Artikulli Pas »

Halili: Duam vendin e katërt dhe Kupën