Futboll

Futboll
21740463_1257446544400690_4172281253243529558_n
  • Lexuar 350

Surpriza në Kupë, bien Kukësi e Teuta

Raundi i parë i Kupës së Shqipërisë starton me surpriza por edhe me fitore të lehta të skuadrave pretendente. Në Grupin A, Tirana triumfoi 2-1 në transfertën e Kavajës përballë Besës. Mjaftuan dy gola të kapitenit Erando Karabeci që bardheblutë të largohen me një fitore të rëndësishme. Ishte perja që në minutën e 29 kaloi kavajasit në avantazh por mesfushori bardhebu barazoi nga pika e bardhë e 11 metërshit 14 minuta nga fundi. Karabeci shënoi sërish në pjesën e dytë duke i dhuruar skuadrës së Ze Marias një sukses që e ndihmon të hedhë një hap të madh drejt raundit të dytë. Po në këtë grup, Kamza kaloi 2-0 ILirinë në transfertë, ndërsa Besëlidhja regjistroi fitore me të njëjtat shifra ndaj Shënkollit. Humbje e papritur për Kukësin 1-0 në transfertën e Rrogozhinës kundër Egnatias, ndërsa Teuta u thye në Pukë po 1-0 nga Tërbuni. Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Krujës, ndërsa Burreli u imponua ndaj Erzenit 2-1. Në Grupin B, Laçi shkatërroi 12-0 Sopotin. 5 gola u shënuan nga suluesi Xhixha, ndërsa debutuesi Mbombo regjistroi dy gola të tjerë. Një ndeshje që foli tërësisht për kurbinasit që edhe pse aktivizuan një pjesë të madhe të lojtarëve të stolit, arritën të mbyllnin llogaritë me rezultatin më të thellë të së mërkurës. Ndërkohë, Flamurtari kaloi Dinamon 2-0 në kompleksin Internacional në Pezë Helmës me gola të Ardit Hoxhajt dhe Emiljano Mustës në pjesën e dytë. Skuadra e Duros arriti të shkëpuste kështu një fitore të rëndësishme edhe pse u paraqit në fushën e lojës me ndryshime të shumta krahasuar me takimin e javës së parë kundër Skënderbeut. Fitore e lehtë edhe për Partizanin që shkatërroi 6-2 Naftëtarin në tranfertë, ndërsa Luftëtari diinoi Elbasanin 3-0. Takim i luftuar ishte ai mes Lushnjes dhe Apolonisë që u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në sfidat e tjera, Turbina fitoi ndaj Korabit 3-2 dhe Pogradeci triumfoi në Peqin ndaj Shkumbinit 2-0. Ndeshja mes Tomorit dhe Bylisit u ndërpre në minurën e 65 dhe pritet që federata të marrë jë vendim në favor të Bylisit që në këtë rast ishte skuadër pritëse.


Shpernda artikullin

Liria e Shkëmbit mposht Dritën 2-0

Artikulli Pas »

Humbet Trepça 89, largohet Ramadani