Futboll

Futboll
3F6B855700000578-0-image-a-75_1492690020864
  • Lexuar 260

Surpriza në Montecarlo, eliminohet Murray

Në mënyrë surprizë, Andy Murray numri 1 i Botës i jep lamtumirën turneut Masters që po zhvillohet aktualisht në Montecarlo. Tenisti britanik i cili ishte një nga favoritët kryesorë për të triumfuar mbi dheun e kuq të principatës u mposht në ruandin e 3-të, nga spanjolli Albert Ramos. Murray u mposht në 3 sete nga 29-vjecari katalanas i cili zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke imponuar ritmin ndaj numrit 1 të Botës. Murray e nisi mirë sfidën, duke fituar cdo game me shërbimet e kundërshtarit në setin e parë dhe gjithë setin 6-2. Por në mënyrë të pabesueshme në disavantazh 1-0, Albert Ramos bëri kthesën e madhe, duke fituar setin e dytë 6-2 të tretin 7-5 dhe gjithë ndeshjen 2-1 në 2 orë e 35 minuta lojë. Vijon në këtë mënyrë forma e dobët e Andy Murray-it, i cili pas një 2016-te fantastike e ka nisur shumë keq vitin 2017. Në ruandin e 4-t të Mastersit të Montecarlos u kualifikua ndërkohë Marin CIlic me kroatin që mposhti në 2 sete, cekun Thomas Berdych. Surprizën tjetër të ditës e dhuroi Pablo Cuevas, që nxorri jashtë turneut francez, Stan Waërinkan.

Shpernda artikullin

Ramadani: Te Partizani nuk ka presion

Artikulli Pas »

Barleti Volej shpallet kampion