Futboll

Futboll
treshja
  • Lexuar 540

Takaj-Gjici, paqe dhe batuta për titullin

Nga replikat dhe akuzat në televizor, te batutat. Mbrëmja e fundvitit e organizuar nga Federata e Futbollit, shërbeu për të vendosur paqe ndërmjet presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe atij të Kukësit, Safet Gjici. Gjithçka pas akuzave të korçarëve për gjyqtarin Jemini, menjëherë pas humbjes 2-0 në Kukës. Të dy presidentët u shfaqën në lartësinë e skuadrave që drejtojnë, me batuta me spec, për një rivalitet që do të zgjasë deri në fund të sezonit.

Takaj: Thuaj çfarë të duash, a thashë ndonjë fjalë për Kukësin.

Gjici: Nuk të takon ty. Ti ke qenë president i qetë, pse e ke prishur qetësinë? Ti asnjëherë nuk ke folur për arbitrat. Apo veç kur del kampion nuk flet për arbitrat ti.

Takaj: Prandaj keni përfituar.

Përballja jashtë fushë vijoi me tema konkrete. Nga rivaliteti për titull, te polemikat rreth gjykimit.

Gjici: I qetë ka fituar gjithmonë, sa e ka prishur qetësinë…

Takaj: Jo unë nuk e kam prishur. Unë jam që të zbatohen rregullat e lojës.

Gjici: Ne të kemi marrë si shembull, nga ana e qetësisë. Qetësi olimpike Ardjan Takaj, dhe na thoshin të gjithë: shikoni atë, i qetë edhe del kampion çdo vit. Sivjet është prishur qetësia.

Takaj: I qetë jam, unë e filloj luftën në pranverë. Jam i mirë për finish.

Gjici: Dajkord. Ishallah ashtu është.

Takaj:Një aritër nuk mund të prishë dot kampionatin. Nuk ka shanse.

Gjici: Nuk kishte lidhje që kampionati të prishet për atë ndeshje. Ja e hoqëm atë gol. Po goli i parë?!

 

Në spektaklin e batutave dhe kundërbatutave, ka edhe biseda të cilat duhet të zhvillohen privatisht.

Takaj: Korrupsioni nuk është vetëm ai që mendon ti, se ka edhe mënyra të tjera.

Gjici: Po ne e dimë termin e korrupsionit.

Takaj: Jo, jo. Se ka edhe gjëra të tjera që ti tregoj më vonë, jo përpara kamerave. Atë çfarë mund të bëjnë arbitrat dhe çfarë kanë bërë.

Jashtë duelit të pretendentëve për titullin nuk mund të qëndronte edhe Partizani. Batutave ia shtua edhe Sulejman Starova, këshilltari personal i presidentit Demi dhe trajner i të kuqve.

 

Takaj: E di si të njeh ky ty? (Gjicit për Starovën)

Gjici: E ka humbur qetësinë ky apo jo? Se kur e ka pasur qetësinë fitonte kampionate…

Starova: E ka humbur pak…

Takaj: E di si të njeh Starova ty!…

Shpernda artikullin

Abrashi rinovon kontratën me Freiburg

Artikulli Pas »

Ronaldo fiton edhe çmimin “FIFA Best Player”