Futboll

Futboll
telushi
  • Lexuar 487

Telushi: Titulli “kalon” edhe nga Vlora

Vit i ri, shpresa të reja. Bruno Telushi shpreson që Flamurtari i tij të tregojë një tjetër fytyrë gjatë dy fazave të mbetura të Kategorisë Superiore. Nga hoteli në Antalya ku skuadra vlonjate ndodhet për fazën përgatitore, kapiteni vlonjat e pranon se në dy fazat e para shumë gjëra nuk shkuan në drejtimin që ai dëshironte, por shton se Flamurtari do të ngjitet në vendin që i takon. Në vijim ai kthehet pas në kohë duke u ndalur te ajo humbje e hidhur në ndeshjen e fundit të vitit 2016, por thekson se grupi aktual është i fortë dhe i denjë për të luftuar si i barabartë me të gjithë edhe pse për momentin nuk ka objektiva.

“Patëm disa ndeshje të mira dhe humbja me Korabin na rëndoi disi por mendoj se për momentin jemi mirë, kemi një grup të mirë dhe po zhvillojmë seanca stërvitore të mira dhe jemi të kënaqur. Grupi është shumë i mirë, i fortë, por si çdo skuadër ka edhe problemet e veta. Nuk mund të vendos objektiva sepse nuk na ka vendosur klubi. Shikojmë gjithmonë ndeshjen e radhës”.

Gjithsesi, Telushi e pranon se diferenca me skuadrat e kreut është e madhe për të synuar diçka më shumë nga ky sezon, por ai shton se asnjë prej pretendentëve të titullit nuk do ta gjejë rrugën e shtruar përballë Flamurtarit.

“Skuadrat kryesore janë shumë pikë përpara nesh por ne nuk mendojmë për aq lart, por për një fazë tjetër dhe duhet të presim në fund për të bërë llogaritë. Ekipet kryesore do ta kenë problem të ndeshen me neve”.

26-vjeçari vlonjat e pranon se nëse drejtuesit aktualë marrin dritën jeshile për të privatizuar klubin, atëherë Flamurtari mund të rikthehet shumë shpejt në betejën për titullin kampion.

“Presidenti dhe stafi po bëjnë shumë punë të mirë për momentin dhe nëse arrijnë të privatizojnë ekipin, vitin që vjen mund të pretendojmë për të dalë kampionë”.

Shpernda artikullin

Alarmi i Milinkovic: Na duhen 4 lojtarë cilësorë

Artikulli Pas »

NBA, Harden i pandalshëm, bie Cleveland