Futboll

Futboll
Dollarumma
  • Lexuar 343

Tifozët hedhin Dollarë në portën e Donnarummës

Ndeshja me Danimarkën për Europianin e 21-vjecarëve duhet të ishte një ditë e gëzueshme për Donnarumën që debutoi me të kaltërit në një kompeticion të rëndësishëm por në fakt u shndërrua në një tjetër seri dramatike të telenovelës së tij me Milanin, teksa një grupim tifozësh hodhën drejt portës së mbrojtur nga portieri disa dollarë fallso duke nënkuptuar largimin e tij nga kuqezinjtë për para. Një veprim që la të shtanguar Donarumën të cilin tifozët e Milanit i kanë ngjitur dhe nofkën Dollaruma, por që gjithsesi nuk ndikoi në paraqitjen e tij në fushë.

Gjithsesi kritikat e vazhdueshme ndaj portierit të Milanit për mosrinovimin e kontratës kanë nxitur të flasë dhe menaxherin e tij Mino Raiola, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij ka marrë dhe kërcënime me vdekje. Raiola ka theksuar se dëshira e futbollistit ishte të qëndronte te kuqezinjtë por deklarata në formë urdhëruese Max Mirabelli “Firmos ose do të përfundosh në tribunë” pati një ndikim negativ te portieri, i cili i gjendur nën kërcënimin e drejtuesit kuqezi vendosi që të mos rinovojë me klubin. Sipas Raiolës nuk ka asnjë marrëveshje me Realin e Madridit por ka oferta të shumta për shërbimet e 18-vjecarit.

Shpernda artikullin

Trepca 89 përballë Vikingur

Artikulli Pas »

Skënderbeu-Partizani me fat, Tirana jo