Futboll

Futboll
we are ready
  • Lexuar 1258

Tifozët në “Camp Nou”: Ne jemi gati!

“Ne Jemi Gati”. Nuk është një titull kënge por parrulla mbështetëse nga rreth 100 mijë katalanasit e pranishëm në “Camp Nou” për sfidën e parë gjysmëfinale kundër Bayernit të Mynihut. Një mesazh që tifozët do t’ia përçojnë skuadrës në ndeshjen më të rëndësishme të sezoniot që mund të vlejë finalen e madhe të Berlinit. Një pjesë e stadiumit do të valëvisë ngjyrat e fanellës ndërsa pjesa tjetër ngjyrat e flamurit katalanas ndëqrsa në pjesën më të dukshme, mbështetësit katalanas do të japin mesazhin “We are ready” për t’i treguar skuadrës së ata do të jetë lojtari i 12 në misionin e ekipit të Luis Enriques për t’u hakmarrë pas asaj disfate 7-0 në dy ndeshjet e vitit 2013 kur Bayerni fitoi edhe UEFA Champions League. Por surprizat nuk mbarojnë këtu pasi tifgozët e Barcelonës shikojnë edhe më larg duke kërkuar që trofeu me veshë të mëdhenj të rikthehet në shtëpinë e tyre. Një pjesë e mozaikut do të formojë vitet 1992, 2006, 2009 dhe 2011 gjatë të cilave Barcelona është shpallur kampione e Europës. A do të shtohet edhe 2015-a në këtë kolorit? Kjo mbetet për t’u parë por për momentin ekipi i Luis Enriques duhet të kalojë pengesën Bayern.

Shpernda artikullin

Kosovë, Besa kërcënon Ferronikelin pas fitores ndaj Trepçës

Artikulli Pas »

Federata Spanjolle: Java e fundit në 24 Maj në orën 19:30