Futboll

Futboll
15493438_1794248530831261_6025722467654831920_o
  • Lexuar 401

Tirana “përforcohet” me Bakajn, Teqja në dyshim

E gjithë vëmendja është përqëndruar te Skënderbeu. Fillimisht transferta në Korçë dhe më pas dy ndeshje të rëndësishme kundër Luftëtarit dhe Vllaznisë. Tirana ka në dispozicion 3 duele për të rikthyer harmoninë dhe për ta mbyllur vitin 2016 në pozita komode. Barazimi ndaj Korabit nuk i ka demoralizuar aspak djemtë e Mirel Josës, të cilët po përgatisin deri në detaje transfertën e Korçës. Ekipi bardheblu zbriti në kompleksin stërvitor rreth orës 14:00 ku nisi punën me planin përgatitor, ndërsa trajneri kryeqytetas mbajti fillimisht një fjalim përpara grupit dhe më pas skuadra nisi një vrap të lehtë përreth fushës. Elis Bakaj u bashkua me grupin bardheblu pas një pushimi të shkurtër për shkak të gjendjes gripale, por tifozët nuk mund të krijojnë iluzione pasi prania e tij në “Skënder Halili” është thjesht e përkohshme. Pas disa batutave me trajnerin Josa, Bakaj u bashkua me skuadrën për të vazhduar seancën stërvitore për të ruajtur gjendjen e tij fizike.

29-vjeçari është ende në kontratë me RNK Split dhe deri në zgjidhjen e kontratës, ai do të vazhdojë të punojë me Tiranën. Ndërkohë, pikëpyetjet mbeten të mëdha edhe për mbrojtësin Olsi Teqja. 28-vjeçari mori pjesë rregullisht në stërvitje, por prania e tij në transfertën e Korçës mbetet në dyshim. Program të diferencuar po ndjek sulmuesi nigerian Edeh, i cili bashkë me mbrojtësin Gentian Muça do të bashkohen me skuadrën gjatë vitit tjetër.

Shpernda artikullin

Mazrekaj rikthehet në stërvitje, Vila në dyshim

Artikulli Pas »

Mourinho: Kundër St. Etienne do të jetë e vështirë