Futboll

Futboll
tomorri
  • Lexuar 274

Tomorri: Botev rival i fortë, por kalojmë ne

Respekt maksimal por kundërshtarin por aspak frikë. Shorti i turit të parë kualifikues të Europa Leagues e ka vendosur Partizanin përballë skuadrës bullgare të Botev Plovdiv, një ekip me eksperiencë në Kupat e Europës por që në vitet e fundit nuk ka patur ndonjë ecuri mbresëlënse. Për të marrë pjesë në këtë edicion të Europa League,  sezonin e fundit Botev Plovdiv fitoi Kupën e Bullgarisë duke mposhtur në finale kampionët e Ludogorets. Edhe pse nuk e njeh mirë kundërshtarin drejtori i përgjithshëm i Partizanit Genc Tomorri është i kënaqur me shortin, pasi beson te forca e Të Kuqëve.

Tomorri është i bindur se eksperienca që Partizani fitoi sezonin e kaluar ku arriti të kalonte një tur në Champions League duke marrë pjesë edhe në play-offin e Europa Leagues, do ta ndihmojë skuadrën e Starovës të bëjë një figurë sa më të mirë edhe në këtë sezon të Kupave të Europës dhe pse të kalojë sa më shumë ture.

Merkatoja që ka zhvilluar deri tani Partizani ka zhgënjyer pritshmëritë e tifozëve  sepse më shumë sesa afrime te 15-herë kampionët ka patur largime të rëndësishme. Ramadani dhe Cetkovic nuk janë më pjësë e Partizanit tashmë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për argjentinasin Agustin Torassa dhe ganezin Caleb Ekuban, edhe pse në kampin e kuq shpresojnë deri në fund të një rikthimi i tyre.

Shpernda artikullin

Prishtina e pafat, shortohet me Norrkoping

Artikulli Pas »

Skënderbeu rinovon me Kristi Vangjelin