Futboll

Futboll
tottenham
  • Lexuar 167

Tottenham shkatërron Leicester

Me garën për titull që është mbyllur, Tottenham synon të realizojë një mbyllje të madhe të sezonit. Kjo u konfirmua edhe nga fitorja 6-1 që Spurs regjistruan në fushën e Leicester. Harry Kane, që ishte njeriu i mbrëmjes në “King Power Stadium” zhbllokoi shifrat për skuadrën e Pochettino pas vetëm 25 minutave lojë. Son Heung-Min dyfishoi rezultatin për Tottenham në të 36-ën pas asistit të Delle Alli.

Chilwell në startin e pjesës së dytë krijoi iluzionin se Leicester mund të rihapte lojën, por Harry Kane zbehu shpresat e vendasve, me golin e tretë për Tottenham në minurën e 63-të. Son Heung-Min realizoi golin e katërt për londinezët dhe të dytin personal të mbrëmjes, ndërsa fundi i sfidës kishte si protagonist Harry Kane.

Sulmuesi 23-vjeçar realizoi sërish në fundin e kohës së rregullt, ndërsa në shtesë shënoi golin që vulosi rezultatin final 6-1 dhe të katërtin personal, kuotë të cilën e arriti për herë të parë në karrierë. Një festë e vërtetë për Tottenham, që ka siguruar vendin e dytë në Premier League, pozicionimi më i lart prej sezonit të largët 1962-’63.

Shpernda artikullin

Lajme blitz nga futbolli

Artikulli Pas »

Europa apo mbijetesa në Teuta-Vllaznia?