Futboll

Futboll
marquinhos-jimmy-briand-guingamp-paris-sg-ligue-1-17122016_1v08iu026uim11pj52r1izz78q
  • Lexuar 191

Transferta është “tabu” për PSG

Paris Saint Germain zhgënjen sërish, parizienët u mundën 2-1 nga Guingamp në takimin e javës së 18 të Ligue 1. Me këtë takim bëhen 3 ndeshjet radhazi që PSG nuk arrin të fitojë në kampionat, dicka që nuk ndodhte prej dy vitesh. Befasia e radhës erdhi nga Guingamp, Psg kishte dominuar takimin e madje kishte krijuar një mori rastesh të pastra për gol por vendasit pas një pjese të parë pa gola, gjetën avantazhin me goditjen e tyre të parë në portë në minutën e 66 të takimit falë Sailibur.

Guingamp në avantazh dhe katër minuta më vonë gjërat u bënë akoma më keq për Psg, pasi gjatë një kundërsulmi vendasit arritën të dyfishonin me Nill de Pauë që kaloi Areolan.

Edinson Cavani u përgjigj për Psg duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 80 të takimit.

Ky ishte goli i 17 në kampionat për uruguajanin, që ishet shumë pranë të 18 në kohën shtesë por pa goditjen e tij të ndalet te shtylla, me Gungamp që merr tre pikët dhe Antoine Kombouare ndëshkon ish skuadrën e tij ku ka luajtur e madje edhe e ka drejtuar si trajner. Psg tani rrezikon që të gjendet 7 pikë larg kreut nëse Nisë këtë të dielë fiton ndaj Dijon.

Shpernda artikullin

Leipzigu ngrihet sërish, merr kreun e Bundesligës

Artikulli Pas »

Seria A, mjegulla ndal Milanin me Atalantën