Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Turpërohet Shqipëria, largohet Konstantinides

Një humbje e thellë që shkakton një tërmet të vërtetë në radhët e Kombëtares Shqiptare të Basketbollit. Kuqezinjtë u thyen 113-37 në pallatin e sportit “Feti Borova” në ndeshjen e fundit të paraeliminatoreve të Botërorit 2019 nga Kombëtarja e Holandës. Disfata e thellë me plot 76 pikë diferencë, solli edhe dorëheqjen e menjëhershme të trajnerit qipriot, Antonis Konstantinides. Kjo është humbja e katërt në po kaq ndeshje për Shqipërinë, ndërsa Holanda merr vendin e parë të grupit pasi i nevojitej një fitore me më shumë se 48 pikë diferencë për të parakaluar Austrinë.

Shqipëria e nisi këtë ndeshje me një ritëm mjaft të mirë duke marrë kryesimin, por mjaftuan pak minuta që “tulipanët” të merrnin kryesimin për t’i shkaktuar një nga humbjet më të thella të viteve të fundit, Kombëtares Shqiptare. Në avantazhin 35-20 trajneri Konstantinides zëvendësooi gjithë titullarët me një tjetër pesëshe por edhe ky vendim nuk i ka dhë drejtë qipriotit pasi Holanda vazhdoi ta thellonte avantazhin. Gjatë periodës së fundit, Shqipëria e shthurur plotësisht nuk arriti të bënte asgjë për të ndaur furinë e kundërshtarëve duke hipotekuar vendin e fundit në grupin paraeliminator.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...